Flash News

E-TJERA

Aksident i rëndë në Kullë-Manëz, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Kullë-Manëz, humb jetën i riu

Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Kullë-Manëz, ku një automjet tip "Opel Corsa" ka përplasur një këmbësor. Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra, këmbësori ka humbur jetën.

Viktima, i identifikuar me inicialet S. A., është rreth 30 vjeç dhe aktualisht ndodhet në morgun e spitalit rajonal të Durrësit. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar shoferin e mjetit. Ai po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Të fundit