Flash News

E-TJERA

Afera e Inceneratorëve/ SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar dy bashkëpunëtorët e Lefter Kokës

Afera e Inceneratorëve/ SPAK shpall në kërkim

Policia e Shtetit me kërkesë të SPAK ka shpallur në kërkim ndërkombëtar dy bashkëpunëtorët e ish-ministrit Lefter Koka, në aferën 3.4 milionë euro me inceneratorët.

Pronarët e dy kompanive, S. G dhe K. Z, akuzohen për korrupsion të zyrtarëve të lartë dhe pastrim parash. Të dy mbeten në kërkim në kuadër të hetimeve për aferën me koncesionet e Inceneratorëve.

I pari që ra ne rrjetë, është ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Sipas SPAK, “ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëritë tregtare, që janë përfitueset e kontratës së konçensionit, përfitimet e parregullta monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë konçensionare, duke përdorur disa shoqëri tregtare të tjera të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij, të kontrolluara prej personave familjarë të tij, si dhe të kontrolluara prej subjekteve tregtare në zotërim të tij.”

 

Të fundit