Flash News

E-TJERA

A i diktoi shkarkimet në bashki? Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ‘mbron’ Ramën: Nuk jemi gjykatë

A i diktoi shkarkimet në bashki? Komisionerja për Mbikëqyrjen e

Pranvera Strakosha, komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, nuk komentoi mbi ndërhyrjen e kryeministrit Rama në pushtetin vendor.

Në Komisionin e Ligjeve, deputeti demokrat Arian Ndoja pyeti Strakoshën, nëse ndërhyrja e Ramës tek organet e qeverisjes vendore ishte e drejtë, apo nëse pengonte punën e bashkive.

“Lidhur me urdhrin e kryeministrit ndaj Bashkive, referuar rasteve të punonjësve me statusin e nëpunësit civil. A është ndërhyrje e drejtë të organet e qeverisjes vendore dhe a pengon mbarëvajtjen e punëve atje? Sa është fatura financiare në buxhet që ndikon, për shkarkimet nga puna dhe gjyqet e fituara nga të larguarit?”, pyeti Ndoja.

Por, Strakosha deklaroi se nuk është gjykatë që të japë sqarime të tilla, dhe se është në dorën e individit të japë ose jo dorëheqjen.

“Përsa i përket pyetjes për urdhrin e dorëheqjeve, kjo është në vullnetin e tyre, e jep apo nuk e jep, është e drejta e tyre. Ne shqyrtojmë largimet në kundërshtim me ligjin, që ankohen për largim nga puna, që lidhen me largimet e me statusin. Ne nuk jemi gjykatë, jemi indirekt, marrim njoftimin dhe shqyrtojmë procedurën, sepse është gjykata nëse çështja është atje. Ne bëjmë vetëm shqyrtimin apo zgjidhjen pa shkuar në gjykatë. KLGJ, ILD dhe KLP ne i inspektojmë rregullisht, por të tjerat jo. Ne nuk kemi lidhje se çfarë bëjnë ata në gjykata, por me statusin e tyre”, deklaroi Strakosha.

Të fundit