Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
"6 të vrarë për 10 mijë lekë ", si nisi saga e gjakmarrjes mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në datën 19 prill në Shëngjin të Lezhës, ku humbi jetën biznesmeni Ardian Nikulaj.
Nikulaj u vra teksa konsumonte kafe në lokalin e tij. Vrasësi i maskuar me skafander dhe jelek fosforeshent iu afrua Nikulajt dhe qëlloi mbi të me 7 plumba, duke i shkaktuar vdekjen.
Teksa kaloi një javë nga vrasja e papritur në lokalin e tij, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen.
Gjakmarrja ka qenë dhe vazhdon të jetë një plagë e shoqërisë sonë. Dhe ishte pikërishtë gjakmarrja ajo që i mori jetën dhe Nikulajt.
Deklarata e Drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit
Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri me dije në një konferencë për mediat se janë përfshirë në vrasjen e 50-vjeçarit 6 persona, një portugez, kater britanikë dhe një shqiptar, të cilet janë shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Rrumbullaku shton se ekzekutori i Nikulajt është shtetasi portugez dhe pas vrasjes u largua bashkë me të tjerët nga territori i Shqipërisë.
Autorët e shpallur në kërkim e kanë kryer vrasjen për llogari të dy vëllezërve Lekstakaj, të cilët në shenjë hakmarrjeje kanë bërë ekzekutimin me pagesë të Nikulaj.
“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Gëzhoja arme zjarri model 54, kalibër 7.62 mm; Një predhë model 54, kalibër 7.62 mm; Letërnjoftim;Celular i markës “iPhone”, dhe disa prova të tjera biologjike dhe filmike.
Në përfundim të këtyre veprimeve paraprake, nga provat shkencore të siguruara, deklarimet dhe sekuestrimet në cilësinë e provës materiale të sipërpërmendura, nga Prokuroia pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë janë caktuar masat e sigurisë për 6 shtetas, si autorë të dyshuar të vrasjes së 51-vjeçarit, dhe konkretisht:
1. E. H., shtetas me shtetësi shqiptare dhe britanike, 2. R. R. S., shtetas portugez,3. H. J. S., shtetas britanik,4. H. B., shtetase britanike,5. TH. M., shtetas britanik, 6. S. P. H, shtetas britanik”, bëri me dije Rrumbullaku.
Zbulohet kush e “porositi” vrasjen
Ndërkaq po sot është mësuar se personat e përfshirë janë Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.
Porositës i vrasjes së biznesmenit dyshohet se është Edmond Haxhia. Gjithashtu bëhet me dije se Edmond Haxhia është djali i dajës së Elton Lekstakajt.
Shkak i këtij krimi të rëndë sipas drejtorit të Policisë së Shtetit është gjakmarrja, ndërsa njoftoi se ekzekutori është një shtetas portugez.
Anglezi vëzhgonte biznesmenin dhe orientoi portugezin ekzekutor
Portugezi dhe një anglez, i cili ishte akomoduar në hotelin e Nikulajt si turist, kanë kryer vrasjen për llogari të dy vëllezërve Lekstakaj, të cilët në shenjë hakmarrjeje kanë bërë ekzekutimin me pagesë të Nikulaj.
Sikurse duket edhe nga kjo video, anglezi shihet në hotelin e Nikulajt duke vëzhguar lëvizjes e këtij të fundit në datë 11 prill 2023. Anglezi ka qenë njeriu që ka orientuar vrasësin Portugez.
Komunikimi i vrasësit me punonjësin e karburantit
Mësohet se motori i autorit u furnizua me karburant në aksin Lezhë-Shkodër. Ndërkaq është shoqëruar në polici punonjësi i karburantit, i cili komunikoi me drejtuesin e motorit.
Drejtuesi i motorit ishte i veshur si autori dhe ka folur në gjuhë të huaj me punonjësin e karburantit.
Motori i përdorur nga autori për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin dyshohet i blerë nga një vajzë në Shkodër.
Veshje që i përkasin autorit të krimit
Policia ka zhvilluar kontrolle intensive në zonën e Gjadrit në kuadër të hetimeve për vrasjen e Ardian Nikulajt.
Gjatë kontrolleve policia ka gjetur në një banesë disa veshje që dyshohet se i përkasin autorit. Rrobat e gjetura janë dërguar për ekzaminim në laborator.
Si nisi përplasja mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj
Historia e përplasjeve mes fiseve Nikulaj dhe Lekstakaj në Lezhë e ka zanafillën në vitin 1996, ku konflikti nisi në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra.Vëllai i Ardian Nikulaj bashkë me një përson tjetër ishin shitës në karburantin në fjalë dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën. Pas furnizimit me karburant shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnzimit me karburant.
Pas debatit verbal drejtuesi i mjetit është larguar, duke u rikthyer i armatosur disa minuta më vonë dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cileve dhe vëllain e Ardian Nikulaj. Aty nis dhe historia e gjakmarrjes, ku pak muaj më vonë vriten Gëzim Lekstakaj dhe Laurent Gjetja që ishte nip i familjes. Ndërsa në vitin 1999 vritet Gjovalin Lekstakaj dhe plagoset rëndë Pjetër Lekstakaj, ngjarja këto të pazabardhura.
Ku u fsheh ekzekutori para krimit
Autori pak orë para se të kryente krimin, është strehuar në një pallat në ndërtim e sipër, dhe më pas është nisur drejt ambienteve të lokalit në pedonale, në pronësi të të ndjerit Nikulaj.
Postimi i ndjerë i vajzës së Nikulajt
Vajza e biznesmenit të njohur në Lezhë, ka publikuar një video prekëse të të atit.
Në rrjetin social TikTok, Gleida Nikulaj ka ndarë me ndjekësit e saj një video nga 50-vjetori i Ardianit.
Ky i fundit me tortën përpara duket i rrethuar nga njerëzit e afërm dhe familjarët e tij, të cilët i përshëndet me dorë.
‘Fly high beautiful angel, do na mungosh bab,’ shkruan Gleida.
Cfarë raportoi policia në fillim?
"Rreth orës 13:30, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri, në ambientet e lokalit të tij, shtetasi A. N. 50 vjeç, banues në Shëngjin. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe është rrethuar zona ku vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të ngjarjes",
Dëshmia e personave që ishin prezent në lokal
Banakieri i lokalit ku u vra Nikulaj dhe një mik i viktimës, panë gjithçka nga ekzekutimi me 7 plumba që ndodhi në pak sekonda.
Miku i Nikulajt, ka qenë ndër të parët që është marrë në pyetje nga policia.
“Isha te dera edhe isha me fytyrë nga lokali nga Ardiani, kur më erdhi nga mbrapa nga ana e djathtë e imja, një burrë i gjatë. Ai më tha veç “largohu” dhe hyri brenda në lokal dhe shkoi në drejtim të Ardianit dhe qëlloi ndaj tij. Autori ishte i gjatë, trup i mbushur, kishte një zë të trashë, por theksin nuk e mbaj mend”.
Edhe banakieri i lokalit, që ishte në pronësi të viktimës, ka dhënë disa detaje mbi autorin, që mund t’i shërbejnë hetimit. Ai thotë se nga përshëndetja që bëri vrasësi, kishte kuptuar që ai fliste me dialekt nga Veriu, ose nga Shqipëria e Mesme.
“Rreth orës 12:30-13:00, unë kam qenë në banak, dhe i ulur në tavolinën përballë ka qenë pronari Ardiani, i vetëm. Në këtë kohë ka hyrë në lokal një person mashkull, i cili ishte trup i gjatë rreth 190 cm, i shëndetshëm, i cili mbante veshur një veshje të trashë dhe një jelek pune jeshil sipër rrobave, ndërsa në kokë kishte skafandër dhe dorën e kishte në çantë, me rrip të lidhur në trup.
Pasi është afruar afër banakut na ka përshëndetur duke na thënë “si e kalut” dhe është afruar tek tavolina ku ndodhej Ardiani dhe pasi ka nxjerrë armën nga çanta ka filluar të qëllojë. Nuk kam arritur ta fiksoj fytyrën e tij, pasi ndodhi gjithçka shumë shpejt. Gjithashtu nuk jam në gjendje të them se nga cila zonë mund të ketë qenë, por mendoj se nga Veriu ose Shqipëria e mesme, pasi nuk m’u duk dialekt jugor”.
Fotoja e mjetit me të cilin dyshohet se vrasësi u largua nga Lezha
Ky është mjeti tip “Land Rover Defender” me të vilin vrasësi i Ardian Nikulajt u largua në drejtim të paditur pas ekzekutimit. Land Rover-i ka targa të huaja.
Pas vrasjes së biznesmenit, vrasësi është larguar me motor, të cilin më pas e ka future në Defender dhe është arratisur.
Kush ishte Ardian Nikulaj?
Nikulaj njihej në zonën e Shëngjinit si një biznesmen ndërtimi. Ai kandidonte për anëtar në Këshillin Bashkiak të Lezhës nën siglën e PSG-së, ndërsa edhe në vitin 2021 ka garuar krah Tom Doshit për deputet në Lezhë.
Nikulaj ishte një person me precedent të mëparshëm penalë. Në vitin 2003 ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim. Deri në vitin 2003, viktima mbante mbiemrin Marku, për ta ndërruar më vonë në Nikulaj.
Ishte pronar baresh dhe hotelesh dhe zotëronte një nga resortet shumë të njohur te Rana e Hedhun.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56