Flash News

E-TJERA

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes tyre 6 shqiptarë, MEPJ jep identitetet

Tragjedia me 57 viktima në Greqi, mes tyre 6 shqiptarë, MEPJ jep

Ministria e Jashtme ka konfirmuar se 6 shqiptarë kanë ndërruar jetë pas përplasjes së dy trenave në Tempi të Greqisë.

Në një reagim në Facebook, ministrja Olta Xhaçka ka dhënë identitetet e 6 viktimave, të cilët ishin në një moshë të re. Për identifikimin e tyre, është kryer analiza e ADN-së, pasi për shkak të djegies së trupave ishte e e oamundur gjetja e identiteti për secilin.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Kaq shumë jetë të prera në mes kaq papritur e në mënyrë kaq tragjike! Në këtë ditë zije një lutje e vecantë shkon për familjarët e 6 bashkëkombësve tanë që humbën jetën në këtë aksident: Klaudia Lato, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi, Pavlin Bozo”, shkruan Xhaccka.

Shqipëria e shpalli të dielën e sotme ditë zie dhe flamujt kombëtaë u ulën në gjysmë shtizë në nder të mbi 50 viktimave që mbetën të vrarë nga përplasja tragjike e dy trenave në Tmep të Greqisë, disa ditë më parë.

Të fundit