Flash News

E-TJERA

500 mijë $ nga Rusia, ‘Mother Jones’: Dosja e Lulzim Bashës për lobim u mbyll në rrethana të errëta

500 mijë $ nga Rusia, ‘Mother Jones’: Dosja e Lulzim

Raporti i publikuar në vitin 2018 nga revista ‘Mother Jones’ për lobimin rus u rishfaq sërish dy ditë më parë, këtë herë përmes deklaratave të një zyrtari amerikan.

“Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende, që nga viti 2014 dhe Presidenti Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën”, ka deklaruar zyrtari amerikan.

Në mesin e financimeve janë edhe 500 mijë dollarë të marra nga Lulzim Basha, të cilat janë shfaqur në skenë pas botimit të revistës ‘Mother Jones’ në ivitin 2018. Vetë Lulzim Basha asokohe e mohoi përfshirjen në lobimin rus, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ishte përfshirë ai në akuzat e pabaza për lobim nga Moska.

‘Mother Jones’ ka shkruar sërish rreth lobimit rus në  të cilën është përfshirë Basha. Në artikullin e fundit revista shkruan se “Basha ishte një skeptik relativ, duke kritikuar masat kundër korrupsionit që vendi i goditur nga krimi do të duhej të merrte për t'u anëtarësuar në BE. Muzin mori një pagesë prej 500,000 dollarësh lidhur me lobimin e tij shqiptar. Muzin dhe Basha dhanë shpjegime të ndryshme. Por provat sugjeruan se paratë erdhën nëpërmjet Biniatta Trade LP, një kompani guackë e regjistruar në Skoci nga dy kompani të tjera guaskë, të cilat ishin me bazë në Belize. Biniatta, pavarësisht përpjekjeve për të errësuar origjinën e saj, dukej se kishte rrënjë ruse”.

‘Mother Jones’ shton se hetimet e nisura nga Prokuroria në vitin 2019 në të cilat Lulzim Basha u mor si i pandehur “u pezulluan në rrethana të errëta”, ku Basha mohoi të kishte pranuar para ruse.

Edhe në reagimin e para dy ditëve, Lulzim Basha mohoi kategorikisht të ishte pjesë e lobimit, por këtë herë nuk hidhte akuza mbi qeverinë Rama.

Çeshtja e lobimit rus u kthye në një debat mes socialistëve dhe demokratëve në seancën e djeshme të Kuvendit, ku palët u përplasën për 500 mijë dollarët e marra nga Lulzim Basha. Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi në Klan News se PD-ja ka vendosur të ngrejë një grup auditimi ku do të merren për bazë dokumentet e dorëzuara në KQZ për të parë nëse ka ose jo shkelje ligji.

Të fundit