Flash News

E-TJERA

5 rreziqet kombëtare, raporti: Shqipëria ‘vuan’ borxhin publik dhe sigurinë kibernetike

5 rreziqet kombëtare, raporti: Shqipëria ‘vuan’ borxhin

Një raport i “Forumit Ekonomik Botëror” nuk jep sinjale të mira zhvillimi sa i përket Shqipërisë, duke marrë në studim disa faktorë të rëndësishëm në aspektin, politik , ekonomik dhe shoqëror.

Bazuar në përfundimet e raportit për pesë faktorët kyç që ndikojnë ekonominë dhe politikën e një vendi, në Shqipëri kryeson krisja në marrëdhëniet ndërshtetërore, çka nënkupton sipas raportit “Rivalitetet ekonomike, politike dhe/ose teknologjike ndërmjet fuqive gjeopolitike që rezultojnë në një thyerje të marrëdhënieve dypalëshe dhe/ose në rritje të tensioneve.”

Së dyti, zhvillimi i Shqipërisë çalon edhe në sfidën që ka ndër vite për mbrojtjen e mjedisit Raporti vë në dukje se, Shqipëria përballet me kosto financiare për shkak të dëmtimit “të ekosistemeve si rezultat i aktivitetit njerëzor dhe/ose dështimi për të bashkëjetuar me ekosistemet e kafshëve: çrregullimi i zonave të mbrojtura, aksidentet industriale, derdhjet e naftës, ndotja radioaktive, tregtia e kafshëve të egra etj.”

Kujdes të veçantë vendi ynë, duhet të tregojë edhe në mbrojtjen dhe sigurinë ndaj krimit kibernetik. Rasti më i fundit që nxori në pah dobësitë e shteti për të ruajtur të dhënat e ndjeshme të qytetarëve, ishte skandali me publikimin e databazave që mbartnin pagat, të dhëna individuale, si edhe targat e makinës bashkë me numrat e telefonit dhe kartat ID.

Kriza e borxhit në ekonomitë e mëdha është një tjetër sfidë për Shqipërinë, sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror. Borxhi i lartë “mund të sjellë akumulime që do të rezultojnë në falimentim masiv.”

Hapa pas duket që Shqipëria të ketë bërë edhe në sektorin e shëndetit, ku pavarësisht se populli po bashkëjeton prej thuajse dy vitesh me pandeminë Covid-19, sërish rezultatet nuk janë optimiste për ne.

Të fundit