Flash News

E-TJERA

479 magjistratë kaluan ‘sitën’ e vetting-ut në 4 vite, 192 u konfirmuar në detyrë

479 magjistratë kaluan ‘sitën’ e vetting-ut në 4

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përmbyllur procesin e vetting-ut për 479 nga 802 prokurorë, gjyqtarë, inspektore dhe ndihmesa ligjorë.

Të paktën 324 të tjerë mbeten në pritje të përfundimit të procesit të rivlerësimit të kryer nga KPK, institucion të cilit i përfundon mandatin në Qershor të vitit 2022.

Sipas të dhënave nga Tv Klan, për periudhën Shkurt 2018 deri në Dhjetor 2021, janë shkarkuar 181 magjistratë nga sistemi i drejtësisë. Më të prekur nga procesi i vetting-ut rezultojnë të jenë gjyqtarët, ku 114 prej tyre janë shkarkuar për pasuri të pajustifikueshme, ndërsa për 47 është ndërprerë ose pushuar hetimi për shkak të dorëheqjeve.

Po 64 prokurorë janë shkarkuar nga sistemi për pasuri të pajustifikueshme , ndërsa për 18 të tjerë është ndërprerë ose pushuar hetimi për shkak të dorëheqjeve. Vetting-u shkarkoi 1 inspektor dhe dy ndihmesa ligjorë, të cilët nuk iu bindën Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Vetëm 192 magjistratë kanë arritur të kalojnë në sitën e vetting-ut me sukses, mes tyre 101 gjyqtarë, 80 prokurorë dhe 11 inspektorë që janë konfirmuar në detyrë.

Kujtojmë se për të çuar deri në fund procesin, kërkohet zgjatja e mandateve për organet e vetting-ut. Maxhoranca ka paraqitur në Kuvend nismën ligjore për zgjatjen e afateve, ndërsa duhen edhe votat e opozitës. Edhe Komisioni i Venecias dha dritën jeshile për zgjatjen e mandateve.

Të fundit