Flash News

E-TJERA

17 nxënës për çdo një mësues: Shqipëria, ndër vendet e para në Europë me mësimdhënie më pak efektive

17 nxënës për çdo një mësues: Shqipëria,

Raporti i nxënësve për mësues në Shqipëri ka ardhur në rënie nga viti në vit, edhe si pasojë e numrit të ulët të nxnësve që po regjistrohen në shkolla.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistkave dhe Agjencisë Europiane të Statistikave, përpunuar nga SCAN Intel, Shqipëria renditet mes vendeve të para me raportin më të lartë për vitin 2020, viti i fundit për të cilin EUROSTAT ka grumbulluar të dhëna.

Në arsimin fillor raporti është 17.1 nxënës për çdo një mësues. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian është 13.6 nxënës për mësues. Vendet e rajonit qëndrojnë më poshtë Shqipërisë, me 14.9 nxënës për mësues në arsimin fillor në Serbi dhe me 14.8 në Maqedoninë e Veriut.

Sa i përket raportit nxënës-mësues në arsimin e mesëm në Shqipëri, sipas të dhënave vendi ynë qëndron sërish ndër vendet e p;ara me raportin më të lartë. Janë 13.3 nxënës për mësues në arsimin e mesëm, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian është 11.2 nxënës.

Raporti i nxënësve për mësues shihet si tregues cilësie në procesin e mësimdhënies. Sa më i lartë raporti, aq më pak efektiv është procesi i mësimdhënies.

Të fundit