Flash News

E-TJERA

Atentat në Dobraç të Shkodrës, një i plagosur, i afërm i ‘Kumbarit’ i ekzekutuar në 2021 me 100 plumba

Atentat në Dobraç të Shkodrës, një i plagosur, i

Një atentat me armë zjarri u shënua mbrëmjen e djeshme në lagjen Dobraç të Shkodrës. Si pasojë e të shtënave, mbeti i plagosur Dedë Planaj 60 vjeç.

Sipas policisë, nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa mësohet e se Planaj është qëlluar me armë në një pikë karburanti në hyrje të rrugës Shkodër-Kolpik, ku edhe punonte.

“Rreth orës 22:10, në lagjen "Dobraç"  Shkodër, në rrethana ende të paqarta,  është plagosur me armë zjarri shtetasi D.P. 60 vjeç banues në fshatin Shtoj i Vjetër,  i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje - dalje të qytetit  dhe vijon krehja e zonës me qëllim  kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon  për  identifikimin e autorit/ve  zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.

Dedë Planaj është djali i xhaxhait të Bardhok Planajt, i njohur ndryshe me nofkën ‘Kumbari’. Bardhok Planaj u ekzekutua mbrëmjen e Prillit të vitit 2021 me 100 plumba, 30 prej të cilëve iu gjetën në trup. Asokohe, Planaj ishte duke lëvizur me mjetin e tij kur u ekzekutua.

Atentati ndaj ‘Kumbarit’ u bë në të njëjtën lagje ku mbeti mbrëmë i plagosur Dedë Planaj.

‘Kumbari’ ishte dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Të fundit