Flash News

E-TJERA

Atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ekzekutohet brenda “Land Rover-it” 37-vjeçari

Atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ekzekutohet brenda

Një atentat është shënuar mbrëmjen e së dielës ku mbeti i vrarë 37-vjeçari Iljaz Çali.

Mësohet se autori ose autorët e kanë qëlluar Çalin disa herë duke e lënë të vdekur, teksa viktima ndodhej brenda mjetit të tij tip “Land Rover” në lëvizje.

Burime bëjnë me dije se mjeti ishte marrë me qira në Rinas, ndërsa për shkak se dera e pasagjerit është gjetur e hapur, nuk përjashtohet as mundësia që Çali të ketë qenë i shoqëruar. Pas plumbave, mjeti i Çalit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Për ngjarjen pati edhe një reagim të policisë, ku bëhej me dije se autori ose autorët nuk janë identifikuar ende.

“Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve”, njofton policia.

Emri i Iljaz Çalit nuk është panjohur për policinë. Në vitin 2016 pas grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit, policia ushtroi kontrolle në të gjitha banesat e zonës, mes tyre edhe në banesën e Çalit. Atje blutë sekuestruan 682 rrënjë kanabis dhe vunë në pranga nënën e tij Xhemile Çali, ndërsa shpallën në kërkim Iljaz Çalin.

 

Të fundit