Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Muaji aktual (korriku), është muaji më i nxehtë i 2024 për momentin. Temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë celsius, gjë që ka sjellë jo pak vështirësi në jetën e cilitdo qytetarë.
Mirëpo po në këtë muaj, pa u dashur të 'shfletosh" muajt e tjerë, temperaturat po hasin një konkurrencë tepër të fortë, vrasjet\plagosjet.
Rritja e temperaturave, "çalimi" i drejtësisë apo shprehja e famshme " hëngshit kokat tuaja" mund të jetë shkaku?
Sipas një sondazhit të zhvilluar nga Instituti Agenda, që ka marrë në analizë shifrat e fataliteteve nga krimet apo aksidentet rrugore, viti 2024 është më i sigurti për jetën e qytetarëve shqiptarë në dekadën e fundit.
Kështu, në 6 muajt e parë të 2024, nga krimet humbën jetën 18 persona, ndërsa nga aksidentet 74, pra në total 92 viktima.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, kjo shifër ka pësuar një ulje të ndjeshme, me 17 viktima më pak.
Regjistrimi i këtyre shifrave përgjatë këtij viti, duket se reflektohet dhe në perceptimin qytetar. 76.5% e të anketuarve nga ky sondazh mendojnë se kriminaliteti është më i ulët ose shumë më i ulët në zonat ku banojnë.
Sondazhi i zhvilluar nga Instituti Agenda ka qenë elektronik dhe është zhvilluar në datat 1-2 Qershor të këtij viti, ku pjesë e tij kanë qenë rreth 2000 qytetarë.
Por si rritet siguria, kur ti je duke punuar, për të nxjerrë në fund të ditës ushqim për familjen, për të mundësuar shkollën, për të mundësuar një çati mbi krye, dhe papritur të vrasin në krye të detyrës, vetëm dhe vetëm se ti ishe duke bërë punën tënde ndërkohë që 'kris' arma papritur e pamenduar?
Korriku, 'përvëlohet' nga i nxehti dhe nga plagosjet/humbjet e jetës
25 Korrik/ Qëllon me armë 32- vjeçarin pas sherrit për borxhin e pashlyer

Një 36- vjeçar, Edmir Demiraj, është vënë në pranga nga policia, pasi qëlloi me armë zjarri, pas një sherri 32- vjeçarin, Jetmir Moriqi.
Sipas policisë, 36- vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Jetmir Moriqi, gjatë konfliktit ndërmjet tyre, për një borxh të pashlyer.
25 Korrik/ Plagosje me thikë në fshatin Lapardha 2 në Berat, 40-vjeçari përfundon në spital!

Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin "Lapardha 2" në Berat në një lokal të fshatit, ku dy shtetas janë konfliktuar mes tyre për motive banale.
Pasi kanë konsumuar alkool në lokal, ata janë konfliktuar brenda ambienteve të lokalit, fillimisht me fjalë dhe më pas konflikti ka degjeneruar jashtë ambienteve të lokalit në grushte e shkelma, derisa 42-vjeçari Elton Cani e ka qëlluar me mjet prerës (thikë) 40-vjeçarin Leonard Duka.
I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë mjekim, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
24 Korrik / Babai plagos të birin me armë gjahu

Një 83-vjeçar ka plagosur me armë gjahu djalin e tij në fshatin Stropckë të Pogradecit. Sipas njoftimit të policisë 47-vjeçari në gjendje të dehur ka dhunuar babanë e tij.
Pas këtij konflikti i moshuari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosur djalin. I plagosuri u nis me helikopter drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariat burrin, ndërkohë është sekuestruar arma e gjahut në cilësinë e provës materiale.
23 Korrik / Elezaj me armë pa leje në restorantin e VIP-ave, plagos gjatë festës një vajzë e dy vëllezërit e saj!
Djali i biznesmenit të njohur të ujit Lajthiza, Edison Elezaj 32 vjeç në një festë pas mesnate në një restorant vipash, ka qëlluar me armën që mbante pa leje, dukë lënë të plagosur 3 të rinj, anëtarë të një familje, një vajzë 36 vjeç binjake me vëllain dhe më i vogli mes tyre, 34 vjeç, të cilët u paraqitën rreth orës 01:35 në një spital privat në Tiranë me dëmtime. Vëllezërit kanë lënë spitalin pasi kanë marrë mjekim, ndërsa vajza 36-vjecare – thotë policia – është ende nën kujdesin e mjekëve, por jashtë rrezikut për jetën.
Fillimisht policia thotë se shkrepja e armës ishte aksidentale, por më tej njoftoi se 32-vjeçari akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. 2 miq të rij që fshehën armën pas ngjarjes, u arrestuan.
“Rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, ata kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës”, thotë policia.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, por policia tha në një njoftim paraprak se 32-vjeçari “dyshohet se aksidentalisht bëri një shkrepje të pavullnetshme”.
Më tej, në një njoftim të dytë zyrtar, blutë e Tiranës rënduan situatën dhe thanë se e shpallën në kërkim 32-vjeçarin për veprën penale, “plagosje e rëndë me dashje”
Versioni I/ Njoftimi i policisë i orës 09:00
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 23.07.2024, rreth orës 01:35, janë paraqitur në një spital privat, për ndihmë mjekësore, shtetasit E. P., 36 vjeçe, A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, me dëmtime të shkaktuara dyshohet nga armë zjarri.
Këta shtetas, rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm, kanë qenë duke festuar së bashku me persona të tjerë nga rrethi i tyre shoqëror dhe familjar, në një lokal në Rrugën e Kavajës.
Nga tërësia e veprimeve hetimore paraprake është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. E., 32 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht, me një armë zjarri të cilën e mbante pa leje, ka bërë një shkrepje të pavullnetshme, dhe si pasojë e saj janë dëmtuar shtetasit e mësipërm.
Shtetasit D. P., dhe A. P., pas marrjes së ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë, ndërsa shtetasja E. P., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe kapjen e shtetasit E. E.
Versioni II /Njoftimi i policisë ora 14:27
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, është bërë i mundur dokumentimi i plotë i autorësisë së ngjarjes, dhe si rezultat:
- u shpall në kërkim shtetasi E. E., 32 vjeç, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", parashikuar nga neni 88/2 i Kodit Penal;
- u arrestuan shtetasit A. D., 38 vjeç, dhe D. Z., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 301/25 i Kodit Penal.
Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, si dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, është bërë e mundur gjetja e armës së zjarrit pistoletë TT, e cila dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.
Pas kryerjes së krimit nga shtetasi E. E., dy të arrestuarit, i kanë marrë armën e zjarrit dhe më pas e kanë fshehur atë, me qëllim pengimin e zbulimit të veprës penale dhe të autorit të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
21 Korrik / Kishin dinamit në kroskot, plagosen dy vëllezër

Një makinë tip Ford Focus ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje për pasojë janë plagosur rëndë dy vëllezër, Algert dhe Eraldi Mina të cilët ndodheshin në mjet.
Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 17:20 në lagjen "Xhile Liçi", në unazën e Gramshit. Shpërthimi ishte shkaktuar prej dinamitit që vëllezërit e mbanin brenda në makinë, dyshohet për të gjuajtur peshk.
Edhe policia përmes një njoftimi të shpërndarë më vonë konfirmoi këtë tezë duke hedhur poshtë dyshimet e para se kishim të bënim ngjarje kriminale, lëndë tritoli të vendosur në makinën e vëllezërve për ti eliminuar ata.
"Në përfundim të veprimeve të para, rezultoi se nuk ka pasur shpërthim nga jashtë të automjetit (pra nuk kemi të bëjmë me lëndë eksplozive) por dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pasur në kroskotin e automjetit lëndë plasëse të dyshuar Amonit Malor, me fuqi të ulët veprimi, lëndë e cila dyshohet se ka shpërthyer për shkak të nxehtësisë" thuhet në njoftimin e mëvonshëm të policisë së Elbasanit.
Në momentin e shpërthimit të makinës me targa "AB 713JT" në timon ka qenë Algerti, ndërsa Eraldi ka qenë pasagjer. Ky i fundit ka marrë edhe plagët më të rënda, pasi ka qenë më afër kroskotit dhe dëmtimet më të mëdha i ka në gjymtyrë.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa dëmtoi edhe xhamat e banesave përreth por dhe makinave që ndodheshin të parkuara aty.
Pasi morën mjekimin e parë në spitalin e Elbasanit, të dy vëllezërit u transportuan me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
21 Korrik/ Tre të vrarë dhe një i plagosur në Memaliaj

Tre të vrarë dhe një i plagosur është bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 që tronditi qytetin e Memaliajt. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr.3, para godinës së Bashkisë Memaliaj.
Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili nuk i mbijetoi dot 6 plumbave të kallashit që iu derdhën në turp.
Po ashtu, kanë humbur jetën kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të pafajshme të cilët kanë qenë në lokal në momentin e ngjarjes.
I plagosur ka mbetur edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit. Ai ka qenë i ulur në një tavolinë jashtë bashkë me të vëllanë Shyqyri (Shyqo) Kalemi, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Artur Kalemi, 57 vjeç, ndodhet në reanimacion në Spitalin e Gjirokastrës dhe ka marrë dy plagë, një në kofshë dhe një në kraharor.
Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit. Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamerierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.
Hakmarrja ndaj Kalemit pistë hetimi
74-vjeçari është babai i Andrea (Adriatik) Kalemit. Emri i tij përmendet që me vrasjen e dy vëllezërve Mevlan e Adriatik Çaça në Belgjikë 13 prill 2001 deri tek ajo e biznesmenit sarandiot Edmond Papa në Tiranë në dhjetor 2022.
Pista kryesore në të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes, pas një zinxhiri vrasjesh mes dy fiseve që luftën e nisën shumë herët, për trafikut e kanabisit nga jugu i Shqipërisë drejt Greqisë. Besohet se autorët janë informuar nga persona të tjerë se Shyqyri Kalemi, bashkë me të vëllanë po qëndronin në ambientet e jashtme të lokalit, pranë bashkisë Memaliaj. Nga mënyra e ekzekutimit, vrasja dyshohet se është kryer me pagesë.
Dyshohet se vrasja ka lidhje me sagën e vrasjeve të nisura në 2022, me eliminimin me eksploziv të Aleksandër Sadikajt, i cili ishte kushëriri i Kalemit, dhe disa muaj më vonë, në Tiranë të biznesmenit Edmond Papa.
20 Korrik/ Skandali me mikrokreditë, vetëvritet Olsi Ibro

Olsi Ibro, bashkëshorti i pronares së Micro Credit Albania, një nga shoqëritë e mikrokrediteve të hetuara nga prokuroria e Tiranës për skemën mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e (20 korrik 2024) duke u vetëhedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën 'Ramaza Shijaku' në Tiranë.
Mësohet se Ibro është hedhur nga tarraca e pallatit dhe trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm nga roja kur ka ardhur në punë.
Në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur disa kokrra fostoksinë, çka dyshohet se mund të ketë pirë dhe para hedhjes nga tarraca. Por, nëse ka gëlltitur apo jo do e përcaktoj ekspertiza në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
19 Korrik/ U dhunua brutalisht nga bashkëjetuesi i vajzës me të cilën fliste në Instagram, ndërron jetë në spital 42 vjeçari nga Bilishti

Rigels Kaso 42 vjeçari nga Bilishti që u gjet në Bulevardin e Kasharit, i dhunuar me sende të forta, ka ndërruar jetë në spital pasi qëndroi për disa ditë në koma.
Kaso u dhunua me 15 korrik, pasi fliste me një vajzë në Instagram, por në të vërtetë pas saj qëndronte i dashuri.
Ky i fundit e dhunoi Kason në Kashar. Më vonë 42 vjeçari u gjet nga kalimtarë i shtrirë dhe pa ndjenja.
Kaso u dhunua nga 34 vjeçari Bajram Gjeleshi, pasi komunikonte në instagram me bashkëjetuesen e Gjeleshit.
34 vjeçari zbuloi mesazhet në instagram dhe shkoi në vendtakimin që Kaso kishte lënë me bashkëjetuesen e tij.
Në rrugën Sokrat Miho ku pritej të ndodhte takimi u shfaq Gjeleshi që dhunoi Kason, i cili morë dëmtime të rënda në kokë.
16 korrik/ U përplas me motor, vdes në moshën 27-vjeçare Ildi Pajtoni

Amarildo Pajtoni, i njohur si Ildi Pajtoni, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik. 27-vjeçari ndodhej prej disa ditësh në koma, si pasojë e një aksidenti me motor. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar nga familjarët e tij. Prej afro dy javësh 27-vjeçari ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht nuk ka mundur që t’i shpëtojë dot plagëve të marra.
Lidhur me ngjarjen e ndarjes së tij nga jeta, edhe Policia e Kavajës ka dalë me një njoftim zyrtar, ku bën me dije se shoferi i kamionit me të cilin u përplas i riu nuk ishte në ndikimin e alkoolit, por ndaj tij ka nisur një procedim për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.
"Në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur rreth orës 10:15, të datës 26.06.2024, në autostradën “Kavajë-Rrogozhinë”, ku motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur nga mbrapa automjetin me drejtues shtetasin kosovar J. S., 38 vjeç, dhe si pasojë mbeti i dëmtuar 27-vjeçari, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, ju informojmë se: Në lidhje me këtë rast janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit. Në përfundim të këtyre veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Nga kryerja e testit të alkoolit, 38-vjeçari rezultoi 0.00 mg/l. Dyshohet se për shkak të dëmtimeve nga ky aksident, ditën e djeshme, shtetasi A. P. ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, Tiranë,"-bën me dije Policia./ PUNOI NETA FERO
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38