Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
A do të “veshë pantallona apo fustan” qeveria për betejën kundër korrupsionit?

Këtë të enjte u zhvillua seanca e radhës në Kuvend, ku u votuan Komisionet e Posaçme për “Antikorrupsionin” me 73 vota pro, 7 kundër dhe 1 abstenim dhe Komisioni për “Dezinformimin” me 73 vota pro dhe 7 kundër dhe asnjë abstenim.
“Xhaketa e vjetër” socialiste që udhëhoqi Reformën në Drejtësi 8 vite më parë, ose i vetëquajturi “Babai i Reformës në Drejtësi”, Fatmir Xhafaj, është përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama për të qenë në krye të kësaj strukture së bashku me Klotilda Bushkën, Eduard Shalsin, Etilda Gjonajn, Evis Kushin e Toni Gogun.

Në mesin e gjithë debateve, bojkotit nga ana e opozitës, “vështirësisë” për të zgjedhur anëtarët e këtij komisioni, vetvetiu lind pyetja: Si mund të luftosh veten tënde? A mund të jesh aq burrë, saqë për helmin e shpërndarë me vetëdije për kaq shumë vitesh ti japësh kundërhelmin?
Shokuese! Do të ishte një shpresë e bukur, por papritur përplasesh me fakte. Një qeveri që thotë se do të luftojë korrupsionin ndërkohe në venat e saj, dhjetëra figura kanë përfunduar në qeli ose në dyert e SPAK.
Është pak përtej imagjinatës, nëse qeveritarët do të “veshin” pantallona apo do të vishen me fustan, duke i pasur vetëm llafe pasi kjo duket se është një nismë partiake, me shumë si një reklamë e kopsitur bukur sesa një komision për goditjen e korrupsionit.
Rama prezantoi fillimisht atë që njihet si “Rezoluta për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” në një takim të Partisë Socialiste në prill.
Kur rezoluta u miratua nga parlamenti më 27 maj, Rama tha se nisma “është e nevojshme për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.
Por shqetësime janë ngritur gjithashtu se ajo mund të përbëjë një përpjekje për të ndërhyrë në sistemin e reformuar të drejtësisë në vend dhe për të penguar punën e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar – organe të krijuara si rezultat i një programi reforme në drejtësi që ka vazhduar me mbështetjen e SHBA dhe BE-së, që nga viti 2016.
Komisioni i ri i Posaçëm i Ramës, do të mund të thërrasë në parlament krerët e institucioneve të drejtësisë.
Opozita “lëkund” Kuvendin
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, nuk mori pjesë në votim, duke thënë se nuk mund të mbështeste nismat kundër korrupsionit nga ajo që e përshkroi si një qeveri të korruptuar.
Gazmend Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD, u shpreh se lufta ndaj korrupsionit, mirëqeverisja dhe shteti ligjor për të cilat flet kryeministri Edi Rama, janë vetëm propagandë e ditës.
Po sot në Kuvend teksa u votua, kundër për Komisionin “Antikorrupsion” votuan; Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Edmond Spaho, Dashamir Shehi, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.
E teksa brenda në Kuvend po bëheshin diskutimet opozita dhe qytetarët kanë protestuar para Parlamentit duke u përplasur dhe me policinë dhe duke ndezur zjarr me goma. Indicia kryesore e kësaj proteste ishte një pjesë e emisionit italian Rai 3, ku qeveria shqiptare dilte hapur e përfshirë me krimin dhe korrupsionin.
Opozita kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas skandaleve të shumta dhe faktin se mediat e huaja e kanë cilësuar Shqipërinë si një narkoshtet.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tensioneve të fundit në Kuvend dhe protestës para këtij institucioni.
Rama shprehet se autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament, ishin Arben Ahmetaj, Sali Berisha, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare, një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë dhe programi i RAI 3.
Vesi del me shpirtin, thotë kryeministri, por shton se shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi. Gjithashtu shkruan: “Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë”.
Thirrja e Ramës
Ndërkaq më 27 MAJ 2024, Kuvendi i Shqipërisë miratoi pr. rezolutën anti korrupsion dhe mirëqeverisje të propozuar nga Partisë Socialiste.
Vetë kryeministri për të mbrojtur pr/rezolutën duke e bërë të qartë se komisioni i posaçëm nuk ka lidhje me punën e prokurorisë së Posaçme, ftoi opozitën ta votojë.
Nëse nuk e votoni u tha Rama, nesër të mos bojkotojnë Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion, për të cilin tha se do të ngrihet menjëherë pas miratimit në Kuvend.
Po ashtu kryeministri nuk “harroi” që të bëjë vetëvlerësim duke nënkuptuar se është i zgjuar dhe largpamës.
“Thirrja ime është votojeni sot draftin e rezolutës dhe po nuk e gjetët këtë forcë për ta bërë, mos e bojkotoni nesër Komisionin e Posaçëm Parlamentar që do të ngrihet menjëherë pas miratimit të saj. Sa herë që ju kam thënë në këtë sallë, kthejuni memories, 10 vjet e kusur, “mos e bëni këtë, mos bëni atë, këtë bëjeni, shikoni bëni këtë”, ka dalë siç iu kam thënë, jo siç keni bërë apo nuk keni bërë ju dhe e dini pse?
Për një arsye shumë të thjeshtë. Jo se unë jam më i zgjuar apo më i zoti sesa ju, por sepse ju s’keni dashur kurrë ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri tek hunda jote, rrugën që duket shumë e shkurt ta bëjnë pafundësisht të gjatë dhe prandaj ne jemi këtu dhe ju jeni aty”, tha Rama gjatë fjalës së tij.
Deputetët socialist “të kulluar”
“Krimi, krimi, droga droga”, e tanimë “mafja mafja, tendera tendera, korrupsion, korrupsion”. Më poshtë po ju listojmë disa nga deputetët e Parlamentit të Shqipërisë të cilët e kanë “emrin e zi” në botën e drejtësisë dhe ligjit.
1. Fatmir Xhafaj, i vetëquajturi “Babai i Reformës në Drejtësi”, është subjekt i ligjit “Antimafia”, për shkak se është vëllai i Geron Xhafaj, një eksponent i krimit të organizuar në Vlorë, i dënuar në Itali për përfshirje në grup kriminal që trafikonte lëndë narkotike në Itali
Operacioni “Forca e Ligjit” (OFL), i inicuar në fillim të vitit 2020, parashikonte hetim pasuror për të gjithë subjektet e krimit të organizuar dhe familjarëve të tyre të afërt. Disa vite më parë, u përmend shkarazi në media se struktura e OFL-së i dërgoi Geron Xhafaj dhe familjarëve të tij (përfshirë edhe vëllain Fatmir Xhafaj), formularin për vetëdeklarimin e pasurisë, i cili më pas do i nënshtrohej hetimeve nga SPAK-u.
Nuk ka asnjë detaj nëse SPAK-u ka kryer hetim pasuror ndaj vëllezërve Fatmir e Agron (Geron) Xhafaj, edhe pse kanë kaluar 4 vjet. Tashmë, deputeti Fatmir Xhafaj qëndron para kreut të SPAK-ut dhe bën filozofime mbi forcimin e luftës kundër kriminalitetit.
2. Olta Xhaçka, deputetja e Partisë Socialiste, ish-ministre e Mbrojtje dhe e Jashtme, është subjekt dy herë në hetimet e SPAK-ut. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, janë pjesë e hetimit për tjetërsimin e një sipërfaqe toke në Dhërmi, ku më pas kryeministri Edi Rama i shpalli “investim strategjik”.
Olta Xhaçka është gjithashtu pjesë e një hetimi të zhvilluar nga SPAK-u për procedurat e zhvilluara nga Ministria e Mbrojtjes, kur drejtohej nga Xhaçka, lidhur me tjetërsimin e portit të Limionit në Sarandë, i cili u dha për “investim strategjik”.
3. Eduard Ndreca, deputeti socialist i Lezhës që përmendet në dosjen “Metamorfoza 3”, ishte gjithashtu i vëmendshëm në raportimin më të fundit të Altin Dumanit në Parlament.
Të dhënat e dosjes hetimore tregojnë një pasazh, në të cilat Arian Tuku, dhëndri i ish-deputetit Arben Ndoka, diskuton në Tetor të vitit 2020 me një bashkëpunëtorin e tij, për sigurimin e një ngarkese prej rreth 300 kg lëndë narkotike, kanabis.
4. Damian Gjiknuri, deputet socialist, ish-Ministër i Energjitikës, është një prej emrave kyç në atë që konsiderohet si “afera e inceneratorëve”. Ai është në top-listën e personave të kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike, pas përfundimit të punimeve të Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e impianteve të djegies së mbeturinave.
5. Xhemal Qefalia, deputet i Partisë Socialiste, i kallëzuar në SPAK së bashku me familjarë të tij të afërt për përfitime të dyshimta nga fondet e Bashkisë së Tiranës.
LEXO EDHE
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38