Flash News

DITARI POLITIK

Video/ “Kush ua ka dhënë paret”, shqiptari i diasporës “masakron” Ballën dhe Becin: Hajdutë

Video/ “Kush ua ka dhënë paret”, shqiptari i

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e diel takim me shqiptarët në Londër. Kjo vizitë në diasporë organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit, pas vendosjes të së drejtës së votës për çdo shqiptar jashtë Shqipërisë.

Sikurse ka ndodhur dhe në raste të tjera nga turet e kryeministrit, ku salla është mbushur më shumë më shqiptarët që jetojnë në Shqipëri sesa me diasporën, kësaj here kreu i PS-së, ka marrë me vete dhe disa kryebashkiakë, deputetë e ministra.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, ai i Koplikut, deputetë e ministra të rilindjes kanë zbarkuar në Lodër për të takuar Ramën.

Një shqiptar i diasporës u ka zënë pritë në dalje të një salle, Benet Becit, kryetarit të bashkisë Koplikut, Pandeli Majko, Taulant Balla, Alket Hyseni etj.

Ai  ka pyetur secilin prej tyre duke iu drejtuar, “o hajdutë, kush ua ka paguar paratë që keni ardhur deri këtu me taku Edi Ramën? A keni turp?

“Si more vini këtu me taku Edi Ramën. Ku i ke marrë paratë Pandeli Majko? Kush i ka paguar paratë Taulant Balla. Kryehajduti Alket Hyseni, kush i ka paguar paratë sot?”,- i ka pyetur ai, ndërsa rilindësit dilnin nga salla me një fytyrë të ngrirë duke u përpjekur që mos ta japin veten.

Të fundit