Flash News

DITARI POLITIK

Nga vijnë lekët?/ “Rivalët” Veliaj dhe Alibeaj një gjuhë kundër Berishës

Nga vijnë lekët?/ “Rivalët” Veliaj dhe Alibeaj

Çelja e fushatës elektorale të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” ditën e djeshme (15 prill), bëri bashkë në stadiumin “Air Albania” mijëra demokrat.

 Po përveçëse se ka bërë bashkë demokratët, hapja e fushatës ka bërë bashkë dhe kryebashkiakun Erion Veliaj me kreun e “grupimit Alibeaj”, Enkelejd Alibeajn.

Këta të dy çuditërisht kanë folur të njëjtën gjuhë ndaj krye demokratit Sali Berishës, duke e cilësuar si një fushatë të shtrenjtë.

Veliaj, ashtu edhe Alibeaj, njëzëri, ngrenë pyetjen se ku gjenden gjithë këto para për fushatën.

Kur pashë ato shpezimet në stadiumet në stadium, të të shkojë 100 mijë euro,ndërkohë që flet tërë kohën për varfërinë. Një parti poltike që nuk merr as lekë nga KQZ. Pyetja është: nga vijnë lekët?”, tha Veliaj.

Po ashtu e njëjta pyetje u ngrit dhe nga Alibeaj.

 “200 mijë euro vetëm për një event. Pyetja është fare e thjeshtë, ku i gjejnë paratë, ku i gjejnë paratë?”, tha Alibeaj.



Mos ndoshta fjalet që ka thënë dikur Berisha po dalin të vërteta sot?

 “Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton. PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë”, ka thënë Berisha disa kohë më para për mediat.

Kujtojmë që mitingu hapës i fushatës është cilësuar nga kryedemokrati Sali Berisha si manifestimin elektoral më madhështor dhe më magjepsës në 32 vite.

Berisha u shpreh se ky start i madh ka tmerruar Edi Ramën dhe është një garanci për suksesin e opozitës.

Nga vijnë lekët?/ “Rivalët” Veliaj dhe Alibeaj

"Është nder i madh të flas sot para jush, por fjalën time do ta filloj me një falënderim shumë të veçantë për ju, përfaqësuesit e votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, fjalët tuaja në këtë platformë ishin simfonia më e bukur politike që unë kam ndjekur ndonjëherë."

"Kjo për faktin e vetëm se të ardhur të gjithë nga qytetarët, ato ishin himne për qytetarin, ishin zotime përpara qytetarëve, ishin projekte për interesat e tyre.Ky start i madh, i paparë në 32 vite, është një garanci e madhe e suksesit tonë. Ky start ka tmerruar Edi Ramën dhe lolon e tij, Erion Veliaj dhe lolot e tjera kudo në bashkitë e vendit."

Të fundit