Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet vendore/ Zbardhet rregullorja për përzgjedhjen e kandidatëve të PD përmes primareve

Zgjedhjet vendore/ Zbardhet rregullorja për përzgjedhjen e

Partia Demokratike ka publikuar vendimin e marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar lidhur me rregulloren për përzgjedhjen e kandidatëve në zgjedhjet vendore 2023 nëpërmjet primareve.

Bazuar në rregulloren e publikuar, parashikohen të gjitha rrugët që do të ndiqen nga Partia Demokratike për të zgjedhur kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme vendore nëpërmjet primareve, nga propozimi i emrave deri në zgjedhjen përfundimtare.

Rregullorja hyn në fuqi menjëherë.

"Nga procesi i seleksionimit dhe përzgjedhjes paraprake përjashtohen deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët e bashkive në detyrë. Ata kualifikohen drejtpërsëdrejti për të garuar në primare", thuhet në rregullore.

Po ashtu, rregullorja përcakton se kandidat fitues shpallet ai që merr të paktën 50% + 1 të votave nga totali i vlefshëm i tyre. Procesi i primareve duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë nga afati maksimal që përcakton Kodi Zgjedhor për dorëzimin e kandidaturave.

Të fundit