Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 6 marsit/ Pas Shkodrës, Grupi i Rithemelimit publikon emrat e kandidatëve për primaret në Lushnjë

Zgjedhjet e 6 marsit/ Pas Shkodrës, Grupi i Rithemelimit publikon emrat e

Pas Shkodrës, Komisioni për Rithemelimin të PD-së ka depozituar emrat e kandidatëve për primaret në Bashkinë e Lushnjes.

Sipas anëtarit të këtij komisioni, Klevis Balliu do të marrin pjesë në primaret për tu përzgjedhur si kandidat i demokratëve për Bashkinë Lushnje në zgjedhjet e pjesshme lokale katër emra, Arben Zajmi, Elton Bano, Eurion Iljazi dhe Indrit Qerimi.

Sot dega e PD në Lushnje ka shpallur emrat e katër kandidatëve që do të marrin pjesë në primaret për tu përzgjedhur si kandidat i demokratëve për Bashkinë Lushnje në zgjedhjet e pjesshme lokale.

Kandidatët janë;

Arben Zajmi

Elton Bano

Eurion Iljazi

Indrit Qerimi

I uroj suksese kandidatëve të demokratëve në këtë garë historike brenda familjes tonë.

Të gjithë demokratët do të zgjedhin kandidatin e tyre me votë dhe jo ne zarfa në datën 30 Janar.

Asgjë nuk do ta ndalojë fitoren e demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit përballë regjimit Rama- Brava”, shkruan Balliu.

 

Të fundit