Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet e 6 marsit/ LSI dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit me Berishën

Zgjedhjet e 6 marsit/ LSI dorëzon në KQZ kërkesën për

Lëvizja Socialiste për Integrim, si udhëheqëse e koalicionit, ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim të “Shtëpisë së Lirisë”, për të garuar në zgjedhjet e 6 marsit.

Pak më parë, u zbardh marrëveshja mes LSI-së dhe Komisionit të Rithemelimit si dhe u bë publike logoja e koalicionit. Pjesë e “Shtëpisë së Lirisë” do të jetë edhe Partia Demokristian me kryetar Nard Ndokën. Marrëveshja është firmosur nga deputeti Flamur Noka si përfaqësues i ‘Rithemelimit’, sekretari i Përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari dhe kreu i PDK-së Nard Ndoka.

"Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Rruga “Ibrahim Rrugova, Nr. 4 Tirane. Lënda: Kërkesë per regjistrimin ne KQZ te koalicionit zgjedhor.

Mbështetur në nenin 65 e vijues te Ligjit Nr 10019 date 29 12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperisë”. ndryshuar, PARTIA “LEVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM”, si parti udhëheqese e koalicionit, kerkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e koalicionit zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore, te dates 6 Mars 2022.

Emri i koalicionit eshte: “Shtëpia e Lirisë”

(LSI-PD Komisioni i Përkohshem Rithemelimit-PDK)

Shkronjat nistore te Koalicionit do të jene: “SH-L”", thuhet në kërkesën e LSI.

Zgjedhjet e 6 marsit/ LSI dorëzon në KQZ kërkesën për
Kërkesa e dorëzuar në KQZ

Të fundit