Flash News

Ditari i Opozitës

Zbulohet memoriali kushtuar themelimit/ Basha: 31 vite rrugëtim i ushqyer me sprova

Zbulohet memoriali kushtuar themelimit/ Basha: 31 vite rrugëtim i ushqyer

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur demokratët në selinë blu në përvjetorin e 31-të të themelimit të Partisë Demokratike, ku ka zbuluar edhe memorialin kushtuar ditëlkindjes së partisë, me emrat e atyrë që dhanë kontribut në themelim.

Zbulohet memoriali kushtuar themelimit/ Basha: 31 vite rrugëtim i ushqyer

"Zonja dhe zotërinj, kryetarë dhe kryetare të PD, të grup seksioneve, demokratë, të dashur miq dhe të ftuar, mblidhemi në një ditë kuptimplotë për demokratet. Në një ditë kuptimplotë për të gjithë shqiptarët që kanë në zemër vlerat e demokracisë që nisën 31 vite më parë në një rrugëtim plot me sprova të ushqyer nga ëndrrat më të bukura të studentëve të dhjetorit. Kryengritjen e të cilëve e kujtuam 3 ditë më parë. Nga aspirate që lindi në një hark kohor të pandashëm orësh, të pluralizmit politik të PD që fiton sot 31 vjetorin. Së pari dhe ndryshe nga herë të tjera, PD e kujton këtë ditë duke përjetësuar në ambientet e saj dokumentin themeltar të PD-së të emrave të atyre që sot nuk janë mes nesh por janë të paharruar në zemrat e demokratëve të atyre që janë jashtë atdhetut dhe të tjerë që janë kjthyer nga SHBA dhe kudo të tjerë për të festuar me ne. Sot këtë memorial do ta zbulojnë dy vajza anëtare të FRPD-së. Sprovat tona në këtë rrugë 31 vjeçari kanë qenë të panumërta si forca e parë kundër një regjimi diktatorial", u shpreh Basha.

Të fundit