Flash News

Ditari i Opozitës

Vjedhja që ‘përndjek’ Agron Kapllanajn, prokuroria vë në lëvizje KQZ-në

Vjedhja që ‘përndjek’ Agron Kapllanajn, prokuroria vë

Ish-kryebashkiaku dhe kandidati për Mallakastrën në zgjedhjet e 14 majit, Agron Kapllanaj vijon të përndiqet nga ‘hija’ e një vjedhjeje të kryer rreth 20 vite më parë në Itali.

Kapllanaj është dënuar nga Gjykata e Firences me 2 vite burg dhe 300 euro gjobë në vitin 2014 për veprën penale të vjedhjes. Për këtë arsye, Kapllanaj nuk rezulton ‘i pastër’ në deklaratën e dekriminalizimit.

Prokuroria e Përgjithshme ka vënë në lëvizje Komisionin Qendror të zgjedhjeve të cilit i ka dërguar një dosje të aktivitetit penal të ish-kryebashkiakut.

Një vjedhje e kryer afro 20 vjet më parë në Itali, po e përndjek ish-kryebashkiakun demokrat Agron Kapllanaj.

Sektori i Dekriminalizimit ka bërë një verifikim të thelluar dhe komunikim me shtetin italian për këtë çështje, ku rezulton se Agron Kapllanajt dënimi i është pezulluar me kusht.

Të fundit