Flash News

Ditari i Opozitës

Veliaj shkel rregulloren e Edi Ramës, reagojnë Alimehmeti, Braimllari dhe Blushi

Veliaj shkel rregulloren e Edi Ramës, reagojnë Alimehmeti, Braimllari

Erion Veliaj, po zhvillon këtë të Martë betimin e tij si Kryebashkiak i Tiranës, ndërsa këtë herë ka zgjedhur ta mbajë betimin në Tarracën e Bashkisë.

Dy mandatet e para Veliaj, e ka kryer betimin në sallën e Këshillit Bashkiak, ndërsa në nisje të mandatit të tretë, ai ka zgjedhur tarracën e institucionit që drejton, duke thyer kështu rregulloren e miratuara nga vetë socialistët.

Ndërkohë, këshilltarët e opozitës e quajnë të paligjshëm betimin Veliajt.

Këshilltari Ilir Alihmehmeti thotë se është e paprecedentë që kryetari i zgjedhur refuzon të betohet siç e parashikon ligji para Këshillit Bashkiak.

“E paprecedentë nga Bashkia Tiranë! Kryetari i zgjedhur i Bashkisë refuzon të betohet siç e parashikon ligji dhe rregullorja në fuqi. Njoftimi i nisur nga vetë Bashkia Tiranë, pika 6 e rendit të ditës për mbledhjen e parë, flet qartë ku duhet të betohet Kryetari i Bashkisē. Neni 18, mbi mandatin e kryetarit, thotë se: Pika 1: Shpallja e vlefshmërisë dhe betimi i Kryetarit bëhet në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak. Pika 3: Ushtrimi i mandatit të Kryetarit fillon në çastin kur bën betimin përpara Këshillit Bashkiak.”-thuhet në reagimin e Ilir Alimehmetit.

Endrit Braimllari shprehet se betimi në tarracë thellon paligjshmërinë dhe tenton të ulë autoritetin e Këshillit Bashkiak që përfaqëson qytetarët e Tiranës

Turp i madh Erion Veliaj betohet ne tarracë dhe jo në sallën e këshillit bashkiak ku e përcakton ligji dhe rregullorja. Betimi i Erion Veliaj në tarracë thellon paligjshmërinë dhe tenton të uli autoritetin e Këshillit Bashkiak që përfaqëson qytetarët e Tiranës. Ky vendim poshtëron qytetarë të cilët duan transparencë. Sindroma e frikës nga hajdutëria dhe bunkerizimi e udhëheq kudo”-ishte ky reagimi i Endrit Braimllarit.

Edhe Tedi Blushi e quan të papranueshëm betimin siç e cilëson ai në “ambient dasmash”.

Erion Veliaj refuzon të betohet para anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, në shkelje të rregullores, ligjit, procedurave dhe traditës. Ky “betim” në një “ambient dasmash”, vijim i precedentit të betimit të gjyqtares kushtetuese tek Lana është nul dhe i papranueshëm! Asnjë surprizë nga një Kryetar i zgjedhur me vota të blera, ekzemplar në paligjshmërinë që e karakterizon!  Partia e Lirisë e vendosur në mbrojtje të ligjshmërisë dhe interesit qytetar!”-reagoi Tedi Blushi.

Të fundit