Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
'Tensionet’ në mbledhjen e PD/ Berisha-Alibeajt: Je i zgjedhuri i Ballës, Noka ‘përplaset’ me deputetin: Lidhe gjuhën
Mbledhja e grupit parlamentar të PD dej pak para seancës plenare të Kuvendit, është shoqëruar me debate dhe përplasje mes deputetëve, përfshirë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Debati nisi fillimisht mes kreut të grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj dhe Berishës, kur ky i fundit e quajti deputetin demokrat të përzgjedhurin e Taulant Ballësh dhe peng, sipas debatit të zbardhur nga Panorama.
Alibeaj kërkoi që të mos vazhdohet më me fyerje personale, teksa rrëzoi kërkesën e deputetit Edmond Spaho për t’i drejtuar letër Kuvendit në mënyrë që edhe të përjashtuarit të bëhen pjesë e grupit.
Situata është acaruar derisa ka ndërhyrë edhe deputeti Flamur Noka, i cili i ka kërkuar Alibeajt të ketë kujdes kur i drejtohet Berishës, ndërsa ish-kryeministri i është drejtuar duke i thënë se nuk e njeh atë si kryetar grupi.
Pjesë nga debati në mbledhje:
Edmond Spaho: Z. Alibeaj, përse nuk i kërkoni Kuvendit që të na konsiderojë të gjithë të përjashtuarit, bashkë me Berishën, pjesë të grupit parlamentar demokrat? Si mund të ketë bashkim kur ju mbani akoma të njëjtin qëndrim?
Enkelejd Alibeaj: Nuk zhbëj dot unë me vullnet personal vendime që janë marrë nga organe të partisë. Se akuzuat Bashën që merr vendime personale për përjashtimin e Sali Berishës, tani unë nuk do marr vendim personal për futjen tuaj. Kjo çështje është sqaruar në disa mbledhje. Kjo nuk është në rendin e ditës.
Berisha – Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Të mbajnë peng. Nuk ke mandat, sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës.
Alibeaj – Berishës: Peng je ti.
Noka – Alibeajt: Mëso të flasësh zotëri e mos guxo të flasësh ashtu. Ke qenë ushtari i tij e mbaje radhë për ta takuar. Njeriu që ka edukatë shef me kë flet ndaj lidhe gjuhën!
Enkelejd Alibeaj: Me fyerje personale mos të vazhdojë.
Berisha – Alibeajt: Ai që ndjehet opozitar i vërtetë, nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete.
Edmond Spaho: Nuk është atribut i grupit parlamentar të vendose për qëndrimin ndaj zgjedhjes se Presidentit, por e organeve drejtuese të PD-së, saktësisht e Komisionit të Rithemelimit. Grupi ka të drejtë të japë mendimin e tij, por jo të vendosë. Unë personalisht jam kundër marrjes pjesë në procesin që po organizon Rama për zgjedhjen e Presidentit. Opozita nuk mund të bëhet fasadë dhe të legjitimojë një proces farsë të PS-së për kreun e shtetit.
Dashnor Sula: Unë nuk jam për të bojkotuar proceset. Është treguar se në nuk kemi fituar asgjë nga bojkotet. Bojkotuam në 2014-n Reformën Territoriale dhe e pamë sesi e bëri Rama. Më pas bëtë çmendurinë kolektivë që dogjët mandatet dhe serish e patë se si përfunduam si opozitë.
Bëtë serish çmendurinë me zgjedhjet lokale dhe sërish u penalizuam. E pamë në 6 mars sa e vështirë është. Ne nuk përfitojmë asgjë nga bojkotet e proceseve. Çfarë na pengon ne deputetët e opozitës që më 28 firma të çojmë propozimin tonë në Kuvend. Pastaj le t’i mbesë maxhorancës turpi i zgjedhjes. Tani thoni që Presidenti është pa kompetenca dhe Rama e zgjedh vetë se i ka votat. Po ishte marrëveshja e 21 prill 2008 që e beri Presidentin pa kompetenca që unë së bashku me disa kolegë në atë kohë votuan kundër kësaj…
Ilda Dhori pyet Alibeajn: Çfarë po ndodh me faqen zyrtare të “Facebook”-ut të PD-së. Nuk publikohet asgjë, as fjalët e deputetëve në Parlament, as diskutimet në Komisione.
Enkelejd Alibeaj: Do rregullohet…
Sali Berisha: Opozita s’mund të përfaqësohet kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund e s’do e njohë kurrë PD-ja një praktikë të tillë. Denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Praktikë që diskrediton institucionin dhe vet zgjedhjen e Presidentit.
Praktikë kjo që përlyen qartësisht me aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje në një proces, të cilin në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, praktikë që s’ka asnjë qëllim tjetër veç të nxjerrë nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon. Denoncoj këtë farsë të shëmtuar. Kur ajo zhvillohet me zarfe sekrete brenda grupit, si do jetë ajo me opozitën. Më thoni ju mua, kush u propozua nga anëtarët e grupit parlamentarë? Ai që do Rama u propozua. Ndaj u vendos sekreti. Thirret shoqëria civile. I thotë mos trego emra, por dërgoi me e-mail. Nuk mundet opozita të legjitimojë një proces. Rama s’mund të poshtërojë grupin e tij dhe opozitën.
Enkelejd Alibeaj: Do duhet që në mënyrë kolegjiale të diskutohet me të gjithë deputetët për këtë arsye u la një mbledhje tjetër ku do merren opinionet për secilin deputet. Mbledhjet kanë gjithmonë zhurmë, sepse gjithmonë vjen Berisha pa asnjë lloj roli. Ai është influent me qëndrimin e grupit. Unë mund t’ju them mendimin tim. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është i rëndësishëm. Pavarësisht kompetencave të rrudhura. Pavarësisht faktit që me ndryshimet kushtetuese të 2008-s, zgjedhja e Presidentit degradon me 74 vota. Ju e kuptoni sesa penalizuese është për opozitën.
Në një formulë tjetër do kishte legjitimitetin për t’i futur këmbët në një këpucë maxhorancës. Rama se ka të drejtën të zgjedh Presidentin e Republikës. Rama se ka të drejtën as me shumicën e thjeshtë. Mori 74 vota në Parlament nga masakra e vitit 2021. 4 deputetë të vetë nuk përfaqësojnë zërin e qytetarëve. Dy janë mbas qelisë dhe dy të tjerët janë shpallur “non grata” për një arsye shumë të rëndësishme. Për blerje votash. Edhe në këtë aspekt është i delegjitimuar.
Ajo që duhet të ndodh është presidenti i shqiptarëve. S’mund të rrudhet procesi i zgjedhjes së Presidentit i futur në zarfe, por këtu do duhet të përballet opozita. Ka dy rrugë, njëra me bishtin ndër shalë të shmangemi. Kjo s’ka funksionuar dhe s’duhet të na funksionojë. Ne duhet të përballemi me regjimin e Ramës, jo duke ikur, por duke ia grisur maskën. Presidenti simbolizon edhe gjysmën e njerëzve që përfaqëson opozita.
Kjo duhet të jetë një qëndrim që do duhet të zhvilloj një proces që të respektoj figurën e transparencës. Ne duhet të bëhemi zëdhënës të shqiptarëve jashtë zarfeve dhe jashtë vendimeve që jepen në emër të të tjerëve që nuk i përfaqëson. Përballja me regjimin duhet.
Sali Berisha: Do mblidhet kongresi do zgjedh nënkryetarin dhe këshillin kombëtar, por unë nuk e njoh Alibeajn si kryetar Grupi. Unë nuk pranoj vendime të paqena. Unë ndaj jam këtu, sepse nuk njoh vendime të paqenë për përjashtime.
Alibeaj: Berisha vjen i paftuara dhe kjo është e qartë tashmë. Qëndrimi që bëhet fjalë ka qenë i konsultuar me 32 deputetët. Shumica dërrmuese ranë dakord për atë paket parimesh që synon bashkimin e demokratëve. Qëndrimet e deputetëve të lirë është e qartë. Çdo deputet ka të drejtën që të bëj propozime për ato që mendon se i bashkon demokratët. Në fund, e cakton grupi me kolegjialitet që e vendos.
Të fundit
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
10 Qershor 2026, 08:17
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56