Flash News

Ditari i Opozitës

Sondazhi i 6 dhjetorit: Berisha grusht të fortë Ramës, ‘e fundos’ me klikime edhe ditën e Samitit

Sondazhi i 6 dhjetorit: Berisha grusht të fortë Ramës, ‘e

6 dhjetori shënoi për Shqipërinë, ditën jo vetëm kur u mbajt për herë të parë Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Por, edhe ditën kur për herë të parë, një politikan me dy titujt e rëndësishëm, Kryeministër dhe President, u godit nga një i infiltruar për të sfumuar grushtin që protesta antiqeveritare id ha Ramës.

Pavarësisht përpjekjes për të zbehur rëndësinë e protestës, e cila denoncoi aferat korruptive të Ramës dhe vartësve të tij në qeveri, kryengritja e demokratëve i mori vëmendjen Samitit edhe në arenën ndërkombëtare.

Një sondazh i ‘Terra World’ i bërë më 6 dhe 7 dhjetor, tregon përqindjen e lartë të shikueshmërisë që Berisha ka fituar përballë Ramës, pavarësisht se ky i fundit trumbetoi fort për samitin.

Kompania e cila ka studiuar artikujt, titujt dhe shikueshmërinë në mediat shqiptare, arrin në përfundimin se Berisha ka qenë më i klikuari se sa Rama. Kryedemokrati rezulton me 68% të postimeve të cilat janë shkruar për të, ndërsa Rama me vetëm 32%.

Sondazhi i 6 dhjetorit: Berisha grusht të fortë Ramës, ‘e

Në të gjitha mediat sociale në Facebook, Twitter, në kanalet e Youtube dhe në faqet e internetit, Berisha ka qenë më i klikuari me 71%, ndërsa Rama me 29%.

Kjo tregon se goditja e planifikuar ndaj Berishës zbehu mbledhjen e Samitit BE-BP në Tiranë.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit