Flash News

Ditari i Opozitës

Skandali i publikimit të pagave, Basha: Akt kriminal! Rama të ishte dorëhequr e jo të kërkonte ndjesë

Skandali i publikimit të pagave, Basha: Akt kriminal! Rama të ishte

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar ndaj skandalit të nxjerrjes së të dhënave të mbi 600 mijë shqiptarëve dhe e ka konsideruar këtë akt kriminal.

Në një deklaratë për shtyp  kryedemokrati u shpreh se kryeministri Edi Rama duhej të jepte sot dorëheqjen, jo vetëm të kërkonte ndjesë.

"Të dhënat e qytetarëve ishin vënë në dipsozicion shtabit electoral të PS. Këtë e gjë e mirë Edi Rama.Janë marrë copa copa apo si një e tërë, skandali i rrjedhjes së të dhënave  personale është konfirmim i skandalit. Rama i ka mbrojtur patronazhistët publikisht. Ata janë pasqyruar si operativë të ligjit. Është skandaloze edhe po të kishte ndodhur para 13 vitesh kur morëm ftesën në NATO, tregon shkallën e lartë të dobësisë së shtetit për të mbrojtur të dhënat sensitive. E mbani mend si u vodh server i tatimeve,  kush hyri në burg? Ajo që kemi parë sot është vite dritë larg asaj që duhej të ndodhte, Rama nuk duhej të kërkonte vetëm ndjesë, por edhe të jepte dorëheqje. Nuk ka qytetarë që të ketë pasione të tilla, të hapura apo të fshehta, por pasioni që të kesh në USB të dhënat personale të 630 mijë qytetarëve, është një akt kriminal. Ndjesa e tij është sa për të kaluar radhën, kjo është një çështje ligjore, penale. Sa herë ka kërkur ndjesë për të mos marrë përgjegjësi,"- tha Basha.

Të fundit