Flash News

Ditari i Opozitës

Shqyrtimi i statutit të ‘Rithemelimit’, gjykata rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e Agron Zhukrit

Shqyrtimi i statutit të ‘Rithemelimit’, gjykata rrëzon

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zëvendësimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili u caktua për të shqyrtuar ndryshimet statusore të Komisionit të Rithemelimit, të miratuara më 11 Dhjetor.

Gjyqtari që kishte në shqyrtim çështjen, Arben Kostandini, ka vendosur që Zhukriu të mos zëvendësohet.

Kujtojmë se Zhukri kërkoi fillimisht të tërhiqej nga shqyrtimi i statutit të Berishës. Në kërkesën e depozituar në gjykatë Zhukri nuk jepte asnjë arsye. Gjykata vendosi ta rrëzojë kërkesën e tij.

Në ndryshimet statutore të miratuara nga Komisioni i Rithemelimit në Kuvendin ë 11 Dhjetorit, u vendos edhe ndryshimi i logos, simboleve dhe vulës së Partisë Demokratike.

Të fundit