All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Rama del nga spitali, Nard Ndoka i komenton në 'Facebook': Futi 2-3 javë pushim

All - Paragraf - 1

Rama del nga spitali, Nard Ndoka i komenton në 'Facebook': Futi

Kryeministri Edi Rama lajmëroi këtë të martë që ka dalë nga spitali pas operacionit që kreu për heqjen e apandesitit, sakaq thotë se ka për t’iu rikthyer shpejtë aktivitetit të tij.

All - Paragraf - 3

Në komentet e ndryshme që janë bërë te postimi i tij ka rënë në sy, Nard Ndoka ish-ministër i shëndetësisë dhe drejtues i Partisë Demokristiane, pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ndoka ka zgjedhur ta këshillojë kryemnistrin që të marrë një pushim 2-3 javor, meqë sapo ka dalë nga operacioni. Pra, Ndoka, sugjeron kryeministrin të qëndrojë pushim deri në një javë para zgjedhjeve.

Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falënderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi”, shkruan Rama në postimin e tij.

Të fundit