Flash News

Ditari i Opozitës

“Qeveria Rama bllokoi negociatat për 6 vite”, Berisha përgëzon Maqedoninë e Veriut për pranimin e propozimit francez

“Qeveria Rama bllokoi negociatat për 6 vite”, Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Maqedonisë së Veriut për të miratuar propozimin francez, lidhur me procesin e Integrimit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se vendimi i fqinjëve tanë zhbllokon procesin e integrimit, ndërsa thekson se "Hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE lidhet me dëshirën fisnike të BE dhe vendeve anëtare për të garantuar perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perendimor," ndërsa vijon duke thënë se "pavarësisht se, siç sanksionon rezoluta e Parlamentit Europian, Shqipëria ka probleme të mëdha me standardet, kushtet dhe kriteret e BE."

Berisha vijon më tej në deklaratën e tij teksa garanton se  “PD do mbështesë, dhe, nesër në pushtet, do të marrë e miratojë çdo ligj, akt e vendim për plotësimin, kapitull për kapitull, e kërkesave të negociatave me BE, dhe për të bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Reagimi i Berishës:

Deklerate e Partise Demokratike.
Lidhur me votimin e propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut!

Të dashur miq, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin e Francës që i hap rrugën çeljes se negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Me këtë rast Partia Demokratike e Shqipërisë përgëzon Parlamentin e vendit fqinj, dhe përshëndet vendimin e guximshëm dhe historik që mori sot, me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet tona.
Hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE, të bllokuara prej 6 vitesh, dhe pasi ato u shtynë 5 herë, për shkak të mosplotësimit të kushteve nga qeveria Rama, dhe vitin e fundit për shkak të bllokimit nga Bullgaria të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e kundërshtive midis këtyre vendeve, Partia Demokratike e konsideron si një zhvillim të lidhur kryesisht me dëshirën fisnike të BE dhe vendeve anëtare për të garantuar perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perendimor, pavarësisht se, siç sanksionon rezoluta e Parlamentit Europian, Shqipëria ka probleme të mëdha me standardet, kushtet dhe kriteret e BE.
Me këtë rast PD garanton shqiptarët dhe BE, Komisionin Europian dhe vendet anëtare të BE, se do mbështesë, dhe, nesër në pushtet, do të marrë e miratojë çdo ligj, akt e vendim për plotësimin, kapitull për kapitull, e kërkesave të negociatave me BE, dhe për të bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.
*Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Të fundit