Flash News

Ditari i Opozitës

Goditet Sali Berisha, policia nuk kursen as qytetarët

Goditet Sali Berisha, policia nuk kursen as qytetarët

Situata u tensionua ndjeshëm gjatë protestës së Partisë Demokratike, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, është goditur me spray piper dhe me uji nga forcat e policisë.

Ndërkohë pre e dhunës ranë edhe dhjetëra qytetarë të tjerë. Më pas policia ka shoqëruar disa prej tyre.

Kreu i opozitës u largua me mjetin e tij pas dhunës.

Më herët një grup protestuesish  sulmuan ish-vilën e Enver Hoxhës në zonën e ish-Bllokut, duke hedhur molotovë dhe duke shkaktuar zjarr në ambientet e jashtme.

Ngjarja vijon të jetë në zhvillim dhe priten deklarata zyrtare në orët në vijim.

Të fundit