Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon votimi në Këshillin Kombëtar të PD-së: Shkarkohen nga funksionet Edi Paloka dhe anëtarët e kryesisë

Përfundon votimi në Këshillin Kombëtar të PD-së:

Ka përfunduar votimi i fshehtë në Këshillin Kombëtar për propozimin e shkarkimit nga funksionet të Edi Palokës dhe anëtarëve të kryesisë dhe disa sekretarëve, që u bënë pjesë e Kuvendit të Berishës dje.

Me 251 vota pro dhe me 4 vota kundër, 1 abstenim, dhe 1 e pavlefshme, është vendosur shkarkimi i tyre nga detyrat e tyre në kryesinë e Partisë Demokratike.

Të shkarkuarit:

Kryetar i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka

Anëtarë të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Sekretarët:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Të fundit