Flash News

Ditari i Opozitës

PD kërkon mocion dhe Komision të Posaçëm për skandalin e fondeve IPARD

PD kërkon mocion dhe Komision të Posaçëm për

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar një kërkesë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, duke kërkuar debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar lidhur me gjetjet e OLAF për keqpërdorimin e fondeve të programit IPARD për bujqësinë.

Sipas kërkesës, e nënshkruar nga deputetët Bledion Nallbati, Igli Cara, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Jorida Tabaku, Elda Hoti dhe Gazment Bardhi, Kuvendi duhet të marrë masa për të siguruar mekanizmat e nevojshëm që mbrojnë interesat financiare të Bashkimit Evropian nga aktivitetet ilegale dhe që përfitimet e IPARD-it të shkojnë realisht tek fermerët shqiptarë.

Deputetët theksojnë se veprimet e propozura synojnë transparencë, llogaridhënie dhe kontroll të plotë mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve, duke shmangur keqpërdorime të mundshme në sektorin bujqësor.

Bashkëngjitur kërkesës është edhe dokumenti zyrtar drejtuar Kuvendit, i cili përmban detaje mbi gjetjet e OLAF dhe propozimet e PD-së për hapjen e hetimeve dhe ngritjen e komisionit parlamentar.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit