Flash News

Ditari i Opozitës

PD dorëzon padi në gjykatë, kërkon çregjistrimin e Bashës nga regjistri i partive politike

PD dorëzon padi në gjykatë, kërkon çregjistrimin e

Anëtarja e Kryesisë së PD-së Edith Harxhi deklaroi sot se ka kërkuar në gjykatë ndryshimin e objektpadisë, për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së nga regjistri i partive politike.

Harxhi u shpreh se tashmë është fakt që Basha është dorëhequr nga posti i kryetarit të PD. Anëtarja e Kryesisë së PD pohoi se gjyqtari ka pranuar kërkesën e saj dhe pritet seanca e radhës.

“Sapo kam mbaruar një nga seancat gjyqësore në gjykatën e Tiranës, për çështjen e padisë që i kam drejtuar gjykatës më 30 qershor të 2021, për pavlefshmërinë absolute të zgjedhjeve të PD për kryetar partie  në 13 qershor të 2021. Deri sot nuk ka pasur ende një seancë normale, dhe sot ishte seanca paraprake dhe unë kërkova ndryshimin e objektpadisë, pikërisht çregjistrimin e Lulzim Basha nga regjistri i partive politike të gjykatës si kreu i PD, duke qenë se është fakt që Basha ka kërkuar dorëheqjen. Kjo u pranua nga gjyqtari, dhe seanca gjyqësore do vijoj më tej”, tha Harxhi.

PD dorëzon padi në gjykatë, kërkon çregjistrimin e PD dorëzon padi në gjykatë, kërkon çregjistrimin e PD dorëzon padi në gjykatë, kërkon çregjistrimin e

Të fundit