Flash News

Ditari i Opozitës

Pas Gjekmarkajt, jep dorëheqjen edhe Flutura Açka

Pas Gjekmarkajt, jep dorëheqjen edhe Flutura Açka

Deputetja Flutura Açka ka njoftuar dorëheqjen nga Partia Demokratike. Në një postim në Facebook, Açka deklaroi se dorëhiqet nga të gjitha postet në parti.

Açka shkruan se do të jetë pjesë vetëm e asaj PD-je të bashkuar ku “fjala më bën vend e hija më bën peshë dhe nuk do të jem pjesë e pjesëve të PD-së”.

“Unë do ta nis nga vetja, që të shpëtoj nga trishtimi që më ka zënë tek e shoh shtëpinë tonë të përbashkët – PD-në – në këtë gjendje: Heq dorë nga postet e mia në parti (anëtare kryesie dhe Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Integritetit), pasi as i kam ushtruar kushedi se çfarë, as jam një njeri me një staturë të dukshme politike, por edhe dua që Opozita të vijë në binarët e reformimit të saj të shpejtë, për t’u kthyer në shpresa e vetme e shqiptarëve për të shpëtuar nga regjimi putinist ku po akaparohet me nxit Shqipëria”, shkruan Açka në Facebook.

Të fundit