Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon mbledhja e Kryesisë, Partia Demokratike merr vendimin për kandidatin në Tiranë

Përfundon mbledhja e Kryesisë, Partia Demokratike merr vendimin

Partia Demokratike nuk shpalli as sot emrin e kandidatit për Tiranën, teksa u zhvillua mbledhja e Kryesisë me rend dite këtë çështje.

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se opozita do të mbështesë një kandidat të pavarur në zgjedhjet e 9 Nëntorit për bashkinë e kryeqytetit.

I njëjti model, tha Berisha, do të ndiqet edhe me 5 bashkitë e tjera.

“PD vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD.

Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës por edhe në bashkitë e tjera.

Ata që janë të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës të masin forcat në garë në interesin më të mirë”, tha Berisha.

Të fundit