Flash News

Ditari i Opozitës

“Paralajmërova Kryemadhin”, Meta për djegien e mandateve: E qëllimshme nga Basha dhe Rama për të më shkarkuar

“Paralajmërova Kryemadhin”, Meta për djegien e mandateve:

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se djegia e mandateve në vitin 2017 ishte e qëllimshme nga Lulzim Basha dhe Edi Rama.

I ftuar në studion e ‘Kjo Javë’ në News 24, Meta u shpreh se asokohe i kishte paralajmëruar Monika Kryemadhin dhe Petrit Vasilin të mos ju besonin Bashës. Sipas Metës, qëllimi i dyshes Basha-Rama ka qenë djegia e mandateve nga LSI dhe shkarkimi i tij si president që Gjykata Kushtetuese të binte në duart e qeverisë.

“Përgjegjësi ekskluzive e PD djegia e mandateve, por nuk ka justifikim për ish-drejtuesit e LSI, aq më tepër Kryemadhin dhe Vasilin i kam paralajmëruar nga Gjermania dhe u kam thënë që mos e besoni Bashën se është i shitur. Pasojat shumë të rënda për vendin, fakti që sot kemi 0 këshilltar në bashki, a ka gjë më të rëndë për të mbrojtur qytetarët në shkeljen e të drejtave të tyre, dhe a ka mbështetje më të madhe për të dhënë skizofrenisë së Ramës për t’i dhënë pushtet dhe për të shtypur qytetarët, ja këtë e bëri opozita.

Ra viktimë e një besimi të marrë ndaj Lulzim Bashës, dhe ky është çmimi që ka paguaj jo vetëm ajo por një forcë e tërë politike dhe gjithë Shqipëria, sepse jam i sigurt që nëse LSI nuk do t’i digjte mandatet, as PD nuk do t’i digjte. Ajo ishte e qëllimshme nga Basha dhe Rama që LSI të digjte mandatet dhe të krijohej një polarizim artificial, për të më shkarkuar dhe mua më pas, për të marrë gjykatën kushtetuese dhe për ta defaktorizuar LSI duke e nxjerrë në rrugë”, tha Meta.

 

 

Të fundit