Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmëron të tjera shkarkime, Basha do të padisë Berishën: Nesër në orën 15.00 mblidhet Këshilli, rendi i ditës

Paralajmëron të tjera shkarkime, Basha do të padisë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë. Duke hedhur akuza ndaj ish-liderit Sali Berisha se po dëmton PD për interesa personale, ai bëri me dije se nesër në orën 15.00 do të thirret Këshilli Kombëtar në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Basha bëri me dije rendin e ditës, ku kryeson shkarkimi i Edi Palokës si kryetar. Ai tha se në Kuvendin e datës 18 dhjetor, PD do të lërë pas "mbeturinat e komunizmit".

“Ajo që pamë sot ishte një shfaqje e shëmtuar e Sali Berishës  për ta kthyer PD në një bunker për interesat e tij. Institucionet e PD vazhdojnë të jenë në krye të detyrës. Demokratët do të mblidhen në Kuvendin e thirrur nga kryesia në datën 18 dhjetor ku do të merren vendime të rëndësishme për hallet e tyre dhe për interesat e tyre. Do të lëmë pas mbeturinat e komunizmit drejt ndryshimit që duan të gjithë", tha Basha.

Ky i fundit bëri me dije rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit, duke paralajmëruar të tjera shkarkime.

1.Diskutimi dhe miratimi i një rezolute të krijuar nga veprimtaria statutore

2. Miratimin për shkarkimin e Këshillit Kombëtar dhe anëtarëve për shkelje të statutit

3.Shkarkimin nga detyra të disa degëve

Basha bëri me dije se do të padisë Berishën për falsifikim dhe shpërdorim të simboleve të PD.

"Kryesia ngarkoi Sekretariatin ekzekutiv të ndjekë të gjithë hapat për të vënë para përgjegjësisë ligjore të gjithë personat përgjegjës për falsifikimin dhe shpërdorimin e simboleve të institucioneve të Partisë Demokratike", shtoi Basha.

Të fundit