Flash News

Ditari i Opozitës

Nga Këlliçi te Spaho/ PD kallëzon në SPAK 5 ish-funksionarë për falsifikimin e vulës dhe simboleve

Nga Këlliçi te Spaho/ PD kallëzon në SPAK 5

Sikurse paralajmëroi vetë Lulzim Basha, Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK 5 ish-funksionarë për përdorimin e vulës dhe simboleve të partisë.

Të kallëzuarit janë deputetët Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi, Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli. Kallëzimi penal mbi ta është ngritur për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 190 paragrafi i 2 dhe 25 i Kodit Penal.

Në kallëzimin penal drejtuar SPAK-ut, shkruhet se "këta janë persona që kane patur funksione në PD, kanë dijeni për rregullat e statutit, dhe e kanë kryer veprën penale të përdorimit të vulës dhe simboleve për të realizuar qëllimet e tyre, pavarësisht se ishin në dijeni të pasojave ligjore."

Të fundit