Flash News

Ditari i Opozitës

Nëse SPAK nis hetimet, çfarë do të bëjë Berisha? Ish-kryeministri: Unë mbroj të vërtetën

Nëse SPAK nis hetimet, çfarë do të bëjë Berisha?

Nëse SPAK i përgjigjet thirrjes së kryeministrit Rama për të nisur hetimet ndaj Berishës, ish-kryeministri tha se do të tregojë vetëm të vërtetën në çdo rrethanë.

Në konferencën për shtyp, Berisha u shpreh se në veprimtarinë e tij si kryeministër, në jetën politike apo edhe jashtë saj, ka zbatuar gjithmonë ligjin.

“Unë do të mbroj të vërtetën. Ky është reagimi im në çdo rrethanë. Kam zbatuar ligjin e vetëm ligjin. Për mua ligj është e vërteta. Në veprimtarinë time si kryeministër dhe në jetën time”, tha Berisha.

Të fundit