Flash News

Ditari i Opozitës

Negociata mes Bashës dhe Berishës? Çfarë thotë Bylykbashi

Negociata mes Bashës dhe Berishës? Çfarë thotë

I pyetur nëse ka pasur një negociatë mes Bashës dhe Berishës, deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se nuk ka një gjë të tillë.

I ftuar në “Open”, Bylykbashi tha se Basha është shkarkuar me vendimin e Këshillit Kombëtar të 11 Dhjetorit dhe nuk duhet të jetë më në krye të PD. Sa i përket takimit mes zyrtarit gjerman Elmar Brok me të dyja palët, Bylykbashi tha se ai nuk është htirrur nga Berisha dhe as nuk ka ardhur me vullnet të PPE-së.

“Nuk ka negociata mes Bashës dhe Berishës. Nuk ka negociata fare mes tyre. 6 marsi është votë e njerëzve, që e kanë të qartë vendimin e tyre. Duket që konkluzioni është që Berisha të kandidojë për në krye të PD-së. Basha e kishte mundësinë për të pasur një kontribut deri para 11 dhjetorit, por nuk e ka më këtë pjesë. Askush nuk i heq mundësinë atij të jetë pjesë e proceseve. Ai nuk po pranon asgjë. Atij ndoshta i pëlqen t’i zvarrisë gjërat, për të fituar kohë. Ai mendon se me këtë formë do gjejë vrimë për të dalë nga kjo situatë.Por ka një parti të tërë kundër. Ka një grup të madh që e kanë shkarkuar ose i kanë kërkuar dorëheqjen. I kanë thënë që nuk bën më për këtë punë”, tha Bylykbashi.

Të fundit