Flash News

Ditari i Opozitës

Mosfunksionimi i pajisjeve, Berisha: Në darkë do fajësojnë hakerat iranianë

Mosfunksionimi i pajisjeve, Berisha: Në darkë do fajësojnë

Në disa Qendra Votimi ka pasur probleme me pajisjen e identifikimit biometrik PEI, çka ka bërë që të ngrijë procesi i votimit.

Kryedemokrati Berisha deklaroi nga QV-ja në shkollën “Kosova” se qeveria do të fajësojë në darkë hakerat iranianë për ndërhyrje në sistem.

Berisha tha se në disa zona si rasti i Durrësit, ku drejtori i shkollës nuk largohej nga ambientet e brendshme, zgjedhin të bëjnë xhandarin.

“Ka disa problematika të cilat do duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë pasur në një përqindje jo të vogël, mosfunksionim. Do të dëgjoni në darkë që do thonë se na ndërhynë hakerat iranianë. Në fakt janë hakerat qeveritare që ndërhyjnë.

Kjo është e para. E dyta, ka disa qendra si për shembull në Durrës ku peshkaqeni famoz si Roni Shqopa dhe disa drejtorë dhe përgjegjës të njësive administrative, kanë preferuar ose kanë dashur të bëjnë xhandarin në qendrën e votimit, por janë përzënë ashtu siç e meritojnë. Noviteti është se nëse i bini numrit të policisë, ai nuk ekziston. Ka marrë pushim sot policia”, deklaroi Berisha.

Të fundit