Flash News

Ditari i Opozitës

“Mos e dekreto ligjin për Portin e Durrësit”, PD kërkesë Begajt, ‘topi’ në fushën e presidentit

“Mos e dekreto ligjin për Portin e Durrësit”, PD

Partia Demokratike i ka kërkuar presidentit Bajram Begaj mosdekretimin e ligjit për portin e Durrësit. 

Ka qenë deputeti Oerd Bylykbashi, ai i cili në kërkesën e tij prej disa faqesh rendit arsyet se ligji duhet të rikthehet në Kuvend për rishikim.

Sipas tij, ligji në fjalë mund të sjellë rrezikun e rikthimit të vizave për Shqipërinë, për shkak se në raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian i ka bërë disa herë Shqipërisë lidhur me pasaportat e arta.

"Opozita ka denoncuar prej kohësh projektin për portin e Durrësit, i cili ka dyshime serioze për shkelje të shumta kushtetuese dhe ligjore nga ana e institucioneve shtetërore. PD ka depozituar tashme në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për deklarimin anti-kushtetues të marrëveshjes ndërkombëtare që lidhet me aferën e portit të Durrësit.

Mbi të gjitha është një projekt i paligjshëm për shkak se bie ndesh me Kushtetuetën e vendit, marrëveshjen e stabilizim-asociimit me Bashkimin Europian dhe së fundmi rrezikon rikthimin e vizave ndaj shqiptarëve për shkak të dhënies së shtetësisë shqiptare ndaj atyre personave që investojnë tek ky projekt. Në përmbledhje të disa nga arsyet jo shteruese që provojnë anti-kushtetueshmërinë e këtij ligji, dëshirojmë që të ritheksojmë edhe njëhere se ju jeni autoriteti shtetëror garant për mbrojtjen e interesave të popullit shqiptar.

Në këtë kuadër, çmojmë se ju keni sot detyrën e vështirë por njëkohësisht edhe mundësinë e veçantë që duke e kthyer këtë ligj për rishqyrtim në Kuvend të mbroni interesin e popullit shqiptar. Për sa më sipër, mbetemi të hapur për informacione shtesë dhe jemi të bindur që roli juaj si mbrojtës i Kushtetutës dhe garant i sovranitetit dhe i interesit publik, do të mbizotërojnë në këtë vendimmarrje,"-shkruhet ndër të tjera.

“Mos e dekreto ligjin për Portin e Durrësit”, PD“Mos e dekreto ligjin për Portin e Durrësit”, PD“Mos e dekreto ligjin për Portin e Durrësit”, PD“Mos e dekreto ligjin për Portin e Durrësit”, PD“Mos e dekreto ligjin për Portin e Durrësit”, PD“Mos e dekreto ligjin për Portin e Durrësit”, PD“Mos e dekreto ligjin për Portin e Durrësit”, PD“Mos e dekreto ligjin për Portin e Durrësit”, PD

Të fundit