Flash News

Ditari i Opozitës

Meta flet pas takimit me Berishën: I propozova një emër për ‘Parlamentin e Tiranës’, e priti me kënaqësi

Meta flet pas takimit me Berishën: I propozova një emër për

Kreu i PL-së Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi në selinë blu me kryetarin e PD-së Sali Berisha.

Meta tha për mediat pas takimit se Partia e Lirisë do të respektojë procesin e primareve duke theksuar se kryetari i i ardhshëm i Bashkisë së Tiranës do të jetë një spektakël i vërtetë.

“Kryetari i ardhshëm i Bashkisë, i opozitës së vërtetë që do triumfojë dhe kryetari i ardhshëm i Këshillit të Bashkisë do të bëjë spektakël. Partia e Lirisë respekton primaret është risi e jashtëzakonshme, kemi kërkuar që sa më shpejt të realizohet ky proces. Kudo që ne kemi kandidat të cilët premtojnë do t’i përfshijmë në primaret e përbashkëta me PD. E rëndësishme që kandidatët të respektojnë njëri tjetrin, ai që përdor primaret për të sulmuar kandidatët e tjerë përjashtohet nga gara”, tha Meta.

I pyetur nëse ka një emër konkret, Meta u shpreh se i ka propozuar Berishës një emër për Parlamentin e Tiranës.

“Nuk kam patur asnjë diskutim për emrin që do të jetë në Tiranë apo kudo tjetër. I kam propozuar një emër Berishës që ai e priti me shumë kënaqësi. Parlamenti i ardhshëm i Tiranës do të jetë shumë i rëndësishëm. Është superpolitikan”, deklaroi Meta pas takimit.

Të fundit