Flash News

Ditari i Opozitës

“Mega-aferë në Porto Romano”, Berisha: Rama kërkon të përdorë reputacionin e NATO-s për qëllime korruptive

“Mega-aferë në Porto Romano”, Berisha: Rama kërkon

Kreu i PD-së, Sali Berisha, foli jashtë sallës së Kuvendit për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bruksel dhe takimin e tij me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg.

Berisha tha se shefi i NATO-s nuk e përtypi dot mashtrimin e paskrupullt të Ramës për të përvetësuar 1.000 m katror në Durrës, duke e mbuluar si gjoja angazhimin e NATO-s në Porto Romano. Berisha deklaroi se Rama kërkon të përdorë reputacionin e NATO-s për qëllime korruptive.

“Jam këtu para jush për të përshëndetur përzemërisht, sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe për ta garantuar se Partia Demokratike ka qenë është dhe mbetet fuqimisht një forcë proatlantike e vërtetë.  Ajo mbetet e vendosur për një bashkëpunim sa më të ngushtë me Aleancën dhe garantoj edhe një herë me këtë rast se është e gatshme t’i afrojë nesër në pushtet Aleancës, të gjithë lehtësirat aeroportuale dhe të tjera që asaj i duhen në territorin e Shqipërisë për përmbushjen e misionit të saj të madh.

Unë e përshendes gjithashtu për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Ramës që për të mbuluar megaaferën e tmerrshme me Elemanin të përvetësimit të 1000 m katrorë në Durrës kërkon ta mbulojë me anagzhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një megaskandal që këkron të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka Aleanca për qëllime korruptive.

Pata kënaqi të konstatoj se në konferencën e shtypit ndonëse Rama nisi recitimin e tij me portin e madhërishëm që do të ndërtohej por Sekretari i përgjithshëm i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi por foli për rolin e Shqipëri Ballkanin dhe unë e përshëndes.

Nga ana tjetër është guxim i madh të dalësh e të shëtisë kur ke damkën e një megakorruptori e një persekutoi të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjithçka për të lartë paratë e krimit”, tha Berisha.

 

Të fundit