Flash News

Ditari i Opozitës

“Më vjen zor nga demokratët”, Paloka: Kam manipuluar votat për Lulzim Bashën

“Më vjen zor nga demokratët”, Paloka: Kam manipuluar votat

Deputeti demokrat Edi Paloka ka pranuar përgjegjësinë e tij për situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja, e ndarë në dy pjesë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

I ftuar në studion e “Kjo Javë” në News 24, Paloka deklaroi se ai bashkë me demokratë ka manipuluar votat që Basha të bëhej kryetar i partisë. Ndër të tjera, duke dalë me një fakt të tillë, Paloka tha se e ka të pamundur të dalë përballë demokratëve.

“Unë kam qenë nënkryetar i asaj partie, dhe për fat të keq jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Dhe nuk kam angazhimin total edhe të kësaj lëvizje që po ndodh sot. Kam qenë nënkryetar e kam përgjegjësitë e mia, për çfarë ka ndodhur. I kam pranuar këto karagjozllëqe me kuvendin e korrikut. Prandaj dhe nuk jam aktiv, sepse më vjen zor të shkoj dhe të përballem me demokratët pasi do më thonë, ti po na thua tani për Bashën, kur më parë na the të manipulonim votat për të”, tha Paloka.

Të fundit