Flash News

Ditari i Opozitës

Kryetar grupi i PD? Salianji tregon ‘prapaskenat’: S’është propozuar vetëm emri im. Flet për Bashën

Kryetar grupi i PD? Salianji tregon ‘prapaskenat’:

Ervin Salianji ka folur për zërat se ai mund të jetë kreu i ri i grupit parlamentar i PD-së. Ai tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të ndihmuar bashkimin e partisë, qoftë të marrë përsipër përgjegjësi, qoftë duke lënë mandatin e deputetit nëse shihet e nevojshme.

“Ka qenë një nismë për bashkim, ndaj gjatë të gjithë kohës nuk kam mbajtur një qëndrim se nuk mund të flihet vetëm për persona kur duhet të gjejmë çdo mënyrë për bashkim. Ka pasur propozime nga kolegët, që mund të ishte një nga mundësitë për bashkim por nuk është biseduar vetëm emri im.

Nuk do të flas derisa të arrihet një zgjidhje për bashkim. Unë jam në dispozicion edhe të lë mandatin dhe të marr përgjegjësinë nëse do jetë nevoja. Nuk jemi më në kushtet kur bëhet fjalë për numra, por do tu japim kohë kolegëve për të reflektuar se cila është mënyra për tu bashkuar”, tha Salianji.

I pyetur nëse fshihet Lulzim Basha pas vendimeve të Enkelejd Alibeajt, deputeti tha për “Kjo Javë” se, “Basha nuk ka pasur një dorëheqje, nuk çon as shkresën për tu dorëhequr si kryetar partie në gjykatë”.

Më tej shtoi se “Do konfirmohet shumë shpejt se janë në një projekt për të hapur një parti të re, që nuk i shërben PD. Cilido që ka ambicie politike, përfshirë edhe Bashën që mori një PD të madhe dhe la një PD të vogël, le të hapë një parti të vetën”.

 

 

Të fundit