Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi tërhiqet: Nuk do të kandidoj më për kryetare, Metës i dhashë humbjen më të madhe

Kryemadhi tërhiqet: Nuk do të kandidoj më për kryetare,

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh se nuk do të kandidojë më për postin e kryetares.

“E para, Monika Kryemadhi nuk ka ndërmend të kandidaojë për mandate tjetër. E dyta, është konventa në proces përgatitje. Ndërkohë janë disa gruoe pune. Është ngritur një strukturë e re që quhet GEN, që po punon për disa politika të reja, një lloj decentralizimi. Ka kohën e vet, mekanizmat e vet”, tha Kryemadhi.

Për News 24, Kryemadhi ka pranuar se humbjen më të madhe në akrrierë Ilri Metës, ia ka dhënë pikërisht ajo, me djegien e mandateve në vitin 2017. Ajo tha se Meta është i vetmi politikan që ka fituar përballë drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare në 30 vite tranzicion politik.

“Meta është i vetmi politikan në të gjithë tranzicionin e Shqipërisë pavarësisht se i janë ngritur kurthe dhe prita pafundësisht. Por është i vetmi që është përballur me Gjykatë të Lartë, Kushtetuese, Komsiinin e Venecias të cilat i ka fituar. Në 30 vite tranzicion më gjeni një politikan që ka shkuar përballë drejtësisë dhe ka fituar. Mbit ë gjtiha i ka fituar me moral dhe integritet. Ilir Meta nuk ka humbur asnjëherë. Ilir Metës humbjen më të madhe ia dha Monika Kryemadhi me djegien e mandateve”, tha Kryemadhi.

Të fundit