Flash News

Ditari i Opozitës

Kriza energjetike, Meta: Europa po merr masa, qeveria e "Rilindjes" lutet për shi

Kriza energjetike, Meta: Europa po merr masa, qeveria e "Rilindjes"

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim lidhur me situatën energjetike në vendin tonë. Meta thotë se vendet e BE kanë në dispozicion 50 anije gazmbajtëse të gatshme për t’u shkarkuar në terminalet LNG, ndërkohë qe qeveria në vendin tonë lutet për reshje shiu.

Meta u shpreh se 12 Nëntori është dita e protestës kundër vjedhjeve të Rilindjes dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare.

Postimi i Metës:

Aktualisht rezervat e gazit në vendet europiane janë 100%. Kjo është arsyeja pse çmimet e energjisë janë mesatarisht 150 euro/Mwh, pasi 36% e totalit të energjisë në Europë sigurohet nga gazi natyror me kosto 100 euro/Më.

Ndërkohë që vendet e Bashkimit Europian kanë në dispozicion 50 anije gazmbajtëse të gatshme për t’u shkarkuar në terminalet LNG, Qeveria e “Rilindjes” ofron si zgjidhje të lutemi për rreshje.

Ndërkohë që çmimi i energjisë ka rënë me 50% në krahasim me muajin shtator, Qeveria e “Rilindjes” vendos të rritë shumëfish çmimin për familjet shqiptare.

Ndaj 12 Nëntori është dita e protestës kundër vjedhjeve monstruoze të “Rilindjes” në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve.

Të fundit