Flash News

Ditari i Opozitës

Komisioni i Rithemelimit shkresë Nikollës, kërkon refuzimin e vendimeve të Bashës

Komisioni i Rithemelimit shkresë Nikollës, kërkon refuzimin e

Komisioni i Rithemelimit i është drejtuar me një shkresë kryeparlamentares Lindita Nikolla, ku kërkon të refuzojë vendimet e kryedemokratit Lulzim Basha, për përjashtimin e disa deputetëve nga grupi parlamentar i partisë.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, komisioni shkruan se insitucioni i Kiuvendit është vënë në dijeni se Basha është shkarkuar nga posti i kryetarit të partisë.

"Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 70 të saj, nuk lejon kushtëzimin e mandatit të deputetit prej asnjë vullneti të jashtëm tej vullnetit të deputetit. Në bazë të legjislacionit zgjedhor, deputeti pranon me vullnet të lirë kandidimin për një parti politike, ai është zyrtarisht deputet i asaj partie dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë përfaqësim përveçse vullnetit të lirë të deputetit. 

...Nuk ka asnjë dispozitë në Rregulloren e Kuvendit apo ndonjë ligj tjetër që autorizon një grup parlamentar të përjashtojë, pezullojë apo në ndonjë mënyrë tjetër të kufizojë a cënojë të drejtat e përfaqësimit dhe veprimtarisë parlamentare të një deputeti të grupit përkatës, në kuadër të atij grupi apo më gjerë në Parlament", thuhet në shkresën e Komisionit të Rithemelimit.

Kujtojmë se kryedemokrati Lulzim Basha vendosi të bëjë ndryshime në strukutrat e komisioneve parlamentare dy ditë më parë. Basha vendosi të përjashtojë deputetët demokratë që mbështetën Berishën. Në mbledhjen e Këshillit, u miratua edhe një rregullore e brendshme.

Komisioni i Rithemelimit shkresë Nikollës, kërkon refuzimin e Komisioni i Rithemelimit shkresë Nikollës, kërkon refuzimin e

Të fundit