Flash News

Ditari i Opozitës

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ denoncon Dallëndyshe Bicin në SPAK: Po shpërndan legalizime në këmbim të votës

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ denoncon Dallëndyshe

Përmes një deklarate për mediat, koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ka bërë me dije se këtë të shtunë ka kallëzuar penalisht në SPAK, drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Dallëndyshe Bici. Në këtë denoncim theksohet se Bici po shpërndan për qytetarë legalizime në këmbim të votës dhe së kjo e fundit është përfshirë në një skandal një ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Nga pamjet e filmuara nëpërmjet mediave televizive, rezultoi se drejtoresha e ASHK në Tiranë përfshirë në një skandal, pikërisht një ditë para zgjedhjeve të 14 majit. Agjencia e drejtuar nga Dallëndyshe Bici po shpërndan për qytetarët legalizime në këmbim të votës. Në godinën e ASHK janë regjistruar nga pamje filmike të gazetarëve, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të hynin në mënyrë të fshehtë nga pjesa e pasme, garazhi. Qytetarë të pyetur janë shprehur se kanë shkuar në institucionin në fjalë, pasi janë thirrur në telefon nga zyrtarët e institucionit.

Deklarata e plotë:

Rikujtojmë se ngjarja e ndodhur përkon në ditën e heshtjes zgjedhore. Partia Demokratike pas verifikimeve dhe rezultateve arriti në konkluzinin se veprimi i kryer më sipër është një vepër e pastër penale nga drejtuesit dhe punonjësit e institucionit. Partia Demokratike i bën thirrje SPAK për regjistrimin dhe fillimin e një procedimi penal ndaj personave të kallëzuar, si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe sqarim sa më të saktë të rrethanave më sipër.

Të fundit