Flash News

Ditari i Opozitës

Kërcënoi sanitaren se mori pjesë në mitingun e Berishës, kallëzim në SPAK për Majlinda Bufin

Kërcënoi sanitaren se mori pjesë në mitingun e

Pak ditë më para nëpër media është “demaskuar” fytyra e vërtetë e kryebashkiakes së Roskovecit Majlinda Bufi.

Kjo e fundit ka kërcënuar një sanitare të një shkolle në Suk, duke i thënë se do të hiqet nga puna vetëm sepse mori pjesë në një miting të realizuar nga kryedemokrati Sali Berisha.

Ka qenë Partia Demokratike, e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, e cila ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së bashkisë së Roskovecit.

Në shkresë thuhet se akuzat që rëndojnë ndaj Bufit janë  “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Në kallëzim shpjegohen shkeljet që sipas PD, kryebashkiakja e Roskovecit ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht – shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.

Më tej në kallëzim, që bazohet në emisionin investigativ Piranjat në SYRI TV, thuhet se kryebashkiakja që kandidon për një mandat të dytë në drejtimin e Roskovecit, diskriminon arsimtaren Dhurata Malka për shkak të bindjeve politike dhe intimidon sanitaren në shkollën e fshatit Suk.

Me anë të këtij kallëzimi në SPAK, partia demokratike ka kërkuar:  “regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetases së kallëzuar, kryetares në detyrë të bashkisë Roskovec, znj. Majlinda Bufi si dhe kryerjen e të gjitha veprimeve hetimore të nevojshme për marrjen në pyetje të të gjithë personave të përmendur në kallëzim për sqarimin sa më të saktë e më të plotë të rrethanave të parashtruara më sipër.”

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit