Flash News

Ditari i Opozitës

Këlliçi iu drejtohet kritikëve të posterit: A ka mesazh më të qartë sesa ti drejtohesh korrupsionit pa etikë?

Këlliçi iu drejtohet kritikëve të posterit: A ka mesazh

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi iu është përgjigjur të gjithë kritikëve që e kanë cilësuar posterin e fundit të tij pa etikë.

Këlliçi tha për mediat se ku ka më mirë se t’i japësh një mesazh të qartë korrupsionit, por duke mos përdorur etikë. Këlliçi u shpreh se qytetarët duhet të shqetësohen për korrupsionin e vjedhjet, e jo për posterin e tij.

Kandidati i opozitës u shpreh se beteja e tij është me korrupsionin dhe do të sjellë një model ndryshe për ta luftuar atë.

Këlliçi: A ka mesazh më të qartë sesa ti drejtohesh korrupsionit pa etikë? Jam i vendosur të luftoj korrupsionin në bashkinë e Tiranës pa limit, pa censurë dhe pa etikë. Bashkia e Tiranës është një nga institucionet më të korruptuara të shtetit tonë. Habitem si nuk janë shqetësuar mediat e qytetarët dhe ata që janë shqetësuar nga posteri im për vjedhjen që i ndodh çdo ditë qytetit, për inceneratorin që paguajmë mijëra euro çdo vit për një shërbim që nuk e marrim. Pse nuk shqetësohen për faktin që nuk bëhet asnjë investim për rrugë e shkolla? Pse nuk sheqëtsohen që këtu është vjedhur e ardhmja e fëmijëve dhe vidhet çdo ditë buxheti i shtetit? Ishte një mënyrë e drejtpërdrejtë se duhen metoda të tilla për të dhënë një mesazh për të thënë që jam i drejtpërdrejt dhe e kam seriozisht për të luftuar korrupsionin unë në këtë betejë jam për një model ndryshe dhe modelin ndryshe po sjell.

Të fundit